Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate Jakup Krasniqi, pas votimit të tre projektligjeve për transformimin e FSK-së përmes një postimi ka thënë se, themeli i krijimit të ushtrisë së Kosovës është Prekazi. Ai po ashtu ka shkruar se, askush nuk duhet të lodhet që të kërkoj rrënjët e Forcave të Armatosura të Kosovës. “Prekazi ose aty ku janë themelet e lirisë , të pavarësisë e të Ushtrisë Çlirimtare dhe të Forcave të Armatosura të Kosovës! Mos u lodhni që t’i kërkoni themelet e saj aty ku nuk gjenden edhe po t’i kërkosh me qysqi!Urime Kosovë Ushtria jonë!”, ka shkruar Krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …