Nga sot bizneset janë të liruara nga të gjitha interesat që i kanë paguar deri më sot. Ky vendim u morr në mbledhjen e qeverisë me miratimin e Projektligjit për Tatimin mbi Vlerën e shtuar. Lajmin e bëri të ditur, Ministri i Financave, Bedri Hamza. “Bizneset do të kenë likuidet më të madh. Do të jetë i liruar nga të gjitha interesat që i kanë paguar deri më sot”, tha Hamza. E këtij lajmi iu gëzua edhe Ramush Haradinaj, të cilin e cilësoi si lajm shuam të mirë. “Ky është lajmi më i mirë i mundshëm për vendin, për sipërmarrësit, për prodhuesit, për të gjithë të tjerët”. Në mbledhjen e qeverisë është aprovuar edhe propozim-vendimi i Ministrisë së Financave për kursime, ndarje dhe transfere buxhetore.
Kontrolloni gjithashtu
Hoti: Gjatë mandatit tim punuam me aleatët që Kosova të shihej si sfidë integrimi, jo sigurie
Oda Ekonomike Amerikane shënoi katërvjetorin e marrëveshjes për normalizim ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ish-kryeministri …