Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres po e shqyrton iniciativën amerikane për inicimin e strategjisë dalëse për misionin e OKB-së në Kosovë. E pyetur nëse Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara e ka marrë letrën e ambasadores amerikan në OKB Nikki Haley dhe cilat janë procedurat e hapat e ardhshëm e të mundshëm, nga Zyra e zëdhënësit të sekretarit të OKB-së, është thënë se tash për tash mund të thuhet se Sekretari i Përgjithshëm e ka parë letrën dhe po e shqyrton. Në letrën e 9 tetorit që ia kishte dërguar Guterresit, ambasadorja amerikane në OKB Haley, kishte kërkuar inicimin e strategjinë dalëse për UNMIKU-n që do të thotë largimin e tij nga Kosova.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …