Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama ligjëroi para studentëve të Universitetit ISA BOLETINI në Mitrovicë

Gjeneral Rama mori pjesë në Konferencën e Shefave të Mbrojtjes në Gjermani

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, mori pjesë në Konferencën e 26-të vjetore të Shefave të Mbrojtjes në Vizbaden të Gjermanisë. Në këtë konferencë morën pjesë mbi 39 shefa të Mbrojtjes nga shtetet evropiane, anëtare të NATO-s dhe shtetet partnere. Komandanti i FSK-së, gjeneral Rama në Wisbaden u takua me shefin e Shtabit të Ushtrisë Amerikane gjeneralin Mark A. Milley dhe gjenerallejtënant Christopher Cavoli, komandant i Ushtrisë Amerikane për Evrope, si dhe me homologë të shumtë nga shtetet mike të Kosovës.  Konferenca kishte temë: “Ndërveprueshmërinë në Evropë”. Me theks të veçantë  në konferencë u diskutua  ndërveprueshmëria si  koncept si dhe aspektet e gatishmërisë në nivel kombëtar dhe në Aleancën Veri-Atlantike, për t’u ballafaquar me kërcënimet dhe rreziqet në Evropë. FSK- ja është dhe mbetet e përkushtuar në mbajtjen e aftësive dhe zhvillimin  profesional në të gjitha fushat me qëllim të ndërveprimit me partnerët strategjikë dhe shtetet tjera partnere.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …