Lajmi u përhap si bombë në nënqiellin e Kosovës.
Njësiti i SHPK-së prangos mjekët dhe me ndihmën e medieve televizive përcillet i prangosuri në makinën e sigurisë me protokollin më të rreptë policor, i përcjellë nga dy “Rambo’” duke i mbajtur edhe kokën në hyrje të makinës.
Ishte një dyshim për një transplant të paligjshëm të veshkëve në një klinikë private në Kosovë, sqaronte zëdhënësi i SHPK-së duke deklamuar suksesin e ekipit të tij. Dhe pamja përsëritej njëherë, dy herë, tri herë. Në një televizion, në të dytin, të tretin. Në Kosovë, në Shqipëri, në botë. Kjo është mrekullia e shekullit të komunikimit. Në internet pamjet janë kudo.
Kosova në ballinë të lajmeve.
Të zeza. Kriminale. Mafioze.
Të njëjtën mënyrë një ditë, dy ditë, tri ditë… Nëpër media. Televizione. Gazeta. Radio. Internet.
Të gjithë duhet të dëgjojnë një herë, dy herë, tri herë. ..Të gjithë duhet të shohin një herë, dy herë, tri herë…
Duhet të gjithë të mësojnë përmendësh fjalët e gazetarit, zëdhënësit, të parit, të dytit, të tretit…
Duhet të mësojnë përmendësh të gjitha detajet e pamjeve spektakulare, të forcës së policisë, të mjerimit të mjekut, të fajësisë së tij të dokumentuar në kamerë, televizione, raporte gazetash, shkrime në internet.
Dhe kjo bombë pasohet nga bomba e dytë, …
Kosova, Ballkani , Evropa, bota deri te Kombet e bashkuara, deri tek polet e veriut e te jugut duhet të kuptojnë se ky është zbulimi I madh. Ky është realiteti në Kosovë. Gjithandej u tha se ishte e implikuar edhe zyra e sekretarit të MSh të Kosovës. Jashtë Kosove erdhën menjëherë në përfundim se ishte qeveria e Kosovës e implikuar. Madje, erdhën në përfundim se kjo është pamje e vërtetë e Kosovës.
E zhytur në krim të organizuar. Kokë e këmbë. Që nga ordinancat e vogla të mjekëve deri tek udhëheqja instuticionale.
Dhe kjo nuk është më një bombë e zakonshme. Është një bombë hidrogjenike që kursen objektet por godet të gjithë njerëzit, kupto të gjithë mjekët në Kosovë. Nuk është një mjek apo një grup njerëzish (mjekësh) por është çdo mjek në Kosovë i ulur në bankën e të akuzuarit, kriminelit, të prangosurit, të përdhosurit, të mafisë, të krimit të organizuar, të transplanteve të paligjshme (të gjithë mund të bëjnë transplante me një lëvizje gishti), mbarësime artificiale të të gjitha llojeve dhe të të gjitha specieve biologjike (edhe për këtë janë të gjithë të aftësuar dhe e bëjnë me dorë të majtë), madje ne duhet tash të dimë (të na ngulitet në kokë) se të gjitha veprimet kriminale, mafioze, çnjerzore të të gjitha kohërave dhe të të gjitha vendeve janë aftësi e mjekëve të Kosovës , kupto e të gjithë njerëzve të Kosovës prej qytetari të fundit deri tek institucionet.
Kjo është pasoja e bombës suaj, zotërinj.
Ju me siguri deshët të demaskoni një veprim të paligjshëm. Por keni arritur shumë më shumë.
Ju arritët të kriminalizoni të gjithë mantelbardhët në Kosovë.
Të gjithë mjekët
Të gjitha motrat.
Të gjithë menaxherët. Të gjithë shërbyesit e instituicioneve shëndetsore të Kosovës.
Ajo qe duhej të arrihej, dmth. luftimi i të paligjshmes në shëndetësi nuk u godit, por u godit e tërë shëndetësia. E tërë Kosova. Dhe momenti nuk ishte i rastësishëm. Në kohën më të vështirë për Kosovën qe prej vitit 1999 deri me sot, vëmendja e qytetarëve të Kosovës duhej të zhvendosej në një pikë spektakulare. Në një pikë fiktive shumë larg problemit real të Kosovës me 6 pikeshin famëkeq të Ban Ki Munit dhe Beogradit.
A është tash e vështirë të shihet dimensioni, pikënisja, interesi, strategjia, politika regjionale e globale në një moment dhe vend të vetëm? Besoj qe jo.
Cilat do të jenë pasojat në të ardhmen?
Fshesën e madhe të vitit 1999 për të nxjerrë shqiptarët nga Kosova tani nuk ka nevojë me mbajtë makina ushatarake serbe, sikur e bëri në vitin famkeq.
Fshesën e madhe për nxjerrjen e pacientëve të jashtë Kosovës tani e mbajnë në mënyrë virtuale pamjet nga mediet, televizionet, shkrimet e gazetave, intervistat e zëdhënëseve, xhirollogaritë bankare etj.
Dhe një kolegë më thërret nga Shkupi dhe më pyet çka ka ndodhë prej katër ditësh në Kosovë. Ne në Shkup nuk mund të ecim prej pacientëve nga Kosova. Sipas një llogarie që mund të bëhet shumë shpejtë, shqiptarët e Kosovës gjatë një viti derdhin në arkat e institucioneve shëndetësore të Shkupit, Beogradit, etj pesëfishin e buxhetit të Kosovës për shëndetësi.
Pa të keq ua them se është fshehtësi publike se një përqindje e kësaj shume derdhet në xhirollagirtë e bankave të Shkupit, pronarë të të cilave janë edhe bashkështetas tanë (ne Ballkan nuk ruhet as sekreti bankar!). Qëllimi e ka arsyetuar mjetin.
Fshesën e madhe të viteve të nëntëdhjetë të largimit të personelit shëndetësor nga institucionet shëndetësore e mbajti makineria ushtarake serbe.
Në vitin 2008 fshesa e madhe e largimit të paevitueshëm të personelit shëndetësor nga puna (sidomos nga institucionet private) do të mbahet në mënyre virtaule nga pamjet nga mediet, televizionet, shkrimet, intervistat, xhirollogarite bankare, etj.
O tempora, O mores!
çka duhet të bëhet?
Zotrinj të Kosovës, pas nëntë vitesh në kemi një infrastrukturë ligjore për shëndetësi. Ju lutem prej të madhit deri tek më i vogli në Kosovë: zbatojeni këtë infrastrukturë ligjore! Zbatoni ligjin.
Nëse keni dyshimin për vepër të jashtëligjshme, kudo qoftë, të niset hetuesia, inspektoriati, policia dhe gjykatat dhe të vërtetojnë, me procedure të rregullt, sikur i ka hije shtetit ligjor, në bazë të fakteve dhe argumenteve, shkeljet e ligjit, të identifikohen fajtorët dhe mbi fajtorin (fajtorët) të bie me forcë drejtësia e ligjit. Të dënohen sipas ligjit të gjithë autorët e veprimeve të paligjshme.
Organeve të ndjekjes dhe të gjykatave, nëse punojnë në këtë mënyrë, të gjithë ne do të iu themi: ju lumtë. U qoftë hallall buka e Kosovës. Do te mbeteni në altarin e shenjtë të atdhetarisë dhe të shtetësisë së Kosovës.
Por, mos dënoni me paragjykime, inskenime publike dhe dyshime, apriori të gjithë mantel bardhët e Kosovës. Mos linçoni publikisht të gjithë mantel bardhët e Kosovës. Sepse do të iu vret buka e Kosovës. Do të mbeteni, herët a vonë, në ballin e turpit e të varrëmihës së shtetësisë së Kosovës.
Zoti I bekoftë mjekët e Kosovës qe me dinjitet e kryejnë detyrën e shenjtë të mjekut. Atyre (mjekëve të Kosovës por edhe të gjithë qytetarëve) sot më shumë se kurrë iu duhet ndihma e ligjit, drejtësia dhe shteti i Kosovës.
Dr. med. Habib Jakupi
Kryetar I Asociacionit të mjekëve dhe stomatologëve privat të Kosovës.
Specialist për Diagnostikë Radiologjike (i specializuar në Gjermani)
Numri I licencës: KO – 03221-01-02