Bahtiri: Nëse kryetari i Mitrivicës së Veriut Goran Rakiq nuk e hap urën atëherë atë do ta hap qeveria

Bahtiri: Nëse kryetari i Mitrovicës së Veriut Goran Rakiq nuk e hap urën atëherë atë do ta hap qeveria

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri ka tërhequr vërejtjen se nëse kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq nuk e hap urën atëherë atë do ta hap qeveria. Nëse Rakiq s’e hap urën, një gjë të tillë do ta bëjnë institucionet qendrore të Kosovës, ka theksuar Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri. Ka kohë që të gjitha punimet për revitalizimin e urës kryesore mbi lumin Ibër kanë përfunduar por ura vazhdon të mbetet e bllokuar për automjete. Vite më parë, zyrtarja e lartë e Bashkimit Evropian, Frederika Mogerini ka paralajmëruar se ura do të hapet më 9 maj të vitit 2017 por ura vazhdon të mbetet e mbyllur pasi kështu këmbëngul kryetari i Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq.

Kontrolloni gjithashtu

Adem Jashari

Beteja e parë e komandantit, Adem Jashari kundër forcave serbe në relacionin Skenderaj-Llaushë-Rezallë e Re

Më 26 nëntor të vitit 1997, forca të shumta të policisë serbe me autoblinda pizgauerë …