Kryetari i Partisë Kombëtare Serbe Nenad Popoviq ka thënë se Beogradi duhet ta ndërpresë çdo lloj të bisedimeve me Prishtinën nëse Kosova nuk tërhiqet nga procesi i formimit të ushtrisë. Popoviq ka thënë se Serbia duhet të kërkojë nga “sponsorët e perëndimit të shtetit të rremë të Kosovës, që me urgjencë ta shfuqizojnë vendimin e krijimit të ushtrisë, përndryshe Serbia do t’i ndërpresë bisedimet e mëtutjeshme me Kosovën”, u shpreh ai për mediat serbe. Sipas tij krijimi i ushtrisë nga Kosova nuk paraqet as përputhje me kërkesat e Bashkimit Evropian.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …