Zëvendës-prokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Ibrahim Berisha ka konfirmuar se gjatë ditës së djeshme nga Policia e Kosovës kanë pranuar një kallëzim penal ndaj djalit të Shpend Maxhunit, shefit të AKI-së. Sipas Prokurorisë, personi në fjalë dyshohet për posedim të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje. “Dje pas dite e kemi pranuar një kallëzim penal. Kam qenë në një takim, por na ka informuar përmes telefonit policia. Unë e di që ka ardhur kallëzimi penal… siç po shihet është emri i djalit të tij dhe një kushëri”, deklaroi Berisha, për Kallxo.com. Ai tha se së bashku me Kryeprokurorin Imer Beka menjëherë janë interesuar për rastin dhe kanë kërkuar që kushdo që e ka shkelur ligjin të vihet përballë organeve të drejtësisë. “Unë personalisht me kryeprokurorin kemi qenë të angazhuar në këtë ështje dhe kemi biseduar me stacionin e jugut dhe kemi kërkuar urgjentisht pa marrë parasysh kush është në pyetje që e ka shkel ligjin duhet me ardhë”, tha Ibrahim Berisha.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …