Ambasadori i Norvegjisë në Beograd, Arne Bjornstad ju ka deklaruar medieve serbe se Kosova ka të drejtë ta ketë ushtrinë e saj. Gjatë intervistës për agjencinë e lajmeve BETA ai ka shtuar më tutje se ushtria e Kosovës duhet të marrë parasysh pozitën e pakicave etnike dhe procedurën ligjore. Ndërsa duke folur për dialogun dhe arritjen e një marrëveshje, ai ka theksuar se Norvegjia dëshiron që Serbia dhe Kosova të arrijnë marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve, për shkak se ajo është në të mirë të dyja palëve. Për shkak të paqartësisë aktuale, e cila e rrit frikën nga destabilizimi i rajonit, Serbia dhe Kosova mbeten të privuara nga investimet dhe mundësia për të krijuar vende pune. Për çfarëdo që do të pajtohen Beogradi dhe Prishtina duhet të kenë parasysh pasojat për stabilitetin në rajon.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti e duron Vjosa Osmanin edhe kur i thotë bixhozxhi politik, sepse nuk ka guxim ballafaqimi me te
Albin Kurti e duron Vjosa Osmanin edhe kur i thotë bixhozxhi politik, sepse nuk ka guxim …