Shpend Maxhuni

Edhe pse ka kaluar një javë pas rastit dhe disa orë prej publikimit nuk reagon Shpend Maxhuni as krerët e Shtetit

Ish kryepolici i Kosovës  dhe tani kryetar i AKI-së, Shpend Maxhuni edhe pse ka kaluar një javë pas rastit dhe disa orë prej se është publikuar nëpër media ky rast, ai ende nuk është bërë “gjallë”. As AKI-ja institucioni që udhëheq nuk kanë dalë me ndonjë njoftim zyrtar për këtë rast kiriminal.  Për këtë rast, nuk janë deklaruar as krerët e shtetit, të cilët në raste të tjera janë pothuajse të parët që deklarohen për raste të tilla. Ndryshe, që nga pas lufta, Shpend Maxhuni, i biri i UDB-ashit, Enver Maxhuni, është në hierarkinë e institucioneve të sigurisë. Fillimisht ishte Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, e tash Shef i Agjencisë Inteligjente të Kosovës. Lidhjet e tij me tre krerët e Shtetet natyrisht se janë shumë të ngushta dhe në raste të tilla segmentet e caktuara  lidhen tok për të fundosur drejtësinë, sikur kanë vepruar  edhe me raste të tjera,  sidomos në Policinë e Kosovës.

 

Shpëtim Maxhuni, 20 vjeçar, ishte zënë me armë e drogë para një jave  përkatësisht më 13 tetor. Tek të premten, më 18 tetor, është dorëzuar Kallëzimi Penal në Prokurori. Prokuroria dhe Policia ka nisur hetime por kanë dhënë deklarata kontradiktore lidhur me rastin. Reagimi i Kryeminsitrit ka ardhur pas publikimit të përfshirjes së djalit të Shpend Maxhunit në armëmbajtje pa leje e droge.

Kujtojmë, se përveç revoles së llojit, “Zastava” tek djali i një prej njerëzve kryesorë të sigurisë në Kosovë është gjetur edhe një karikator me fishekë dhe një thikë.

“Me datën 12.10.2018 rreth orës 21:05, njësia policore gjatë patrullimit në fshatin Zllatar, kanë hasur në një veturë Golf IV, me targa 01-8840-IG, ngjyrë e zezë. Gjatë kontrollimit, te personave që ishin në veturë, tek i dyshuari Shpetim Maxhuni dtl. 05.08.1998 kanë gjetur një revole të llojit “Zastava” me nr serik ET-971053, me një karikator dhe katër fishekë cal. 6.35 mm si dhe një thikë POHL-FORCE“, .

Bëhet e ditur se rasti është iniciuar si i tillë me udhëzim të prokurorisë kujdestare në procedurë të rregullt.

Edhe zv.kryeprokurori e Prishtinës, Ibrahim Berishën, e ka konfirmuar se dje pasdite është dorëzuar në prokurori një kallzim penal lidhur me këtë çështje, mirëpo ai tha se nuk e di se për kë saktësisht bëhet fjalë.

Berisha, gjithashtu bëri të ditur se Prokuroria tashmë është duke e hetuar këtë rast. Që nga pas lufta Shpend Maxhuni është në hierarkinë e institucioneve të sigurisë. Fillimisht ishte Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, e tash Shef i Agjencisë Inteligjente të Kosovës. ( Koha Ditore)

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …