leoni

Xhaçka: Forcat Speciale Shqiptare janë krenaria e Forcave të Armatosura dhe heronj të heshtur për të cilët flet historia

Olta Xhaçka: Forcat Speciale Shqiptare janë krenaria e FASh dhe heronj të heshtur për të cilët flet historia

Ministrja e Mbrojtjes në Qeverinë e Shqipërisë, Olta Xhaçka, në 20 vjetorin e Forcave Speciale Shqiptare, ka thënë se djemtë e kësaj trupe janë krenaria e Forcave të Armatosura dhe heronj të heshtur për të cilët flet historia. Ajo ka shkruar se kjo trupë është një aset kombëtar dhe krenaria e Shqipërisë. “20 vjet duken pak, por nuk është pak ajo çfarë Forcat Speciale i kanë dhënë dhe vijojnë t’i japin historisë së Forcave tona të Armatosura dhe vendit tonë. Kjo trupë është një aset kombëtar dhe këta djem janë krenaria e Forcave tona të Armatosura, krenaria e vendit tonë. Janë heronj të heshtur për të cilët flet vetë historia. Falë tyre flamuri ynë është valëvitur krenar, përkrah flamujve të aleatëve tanë, në teatrot më të vështira të operacioneve, që nga Mosuli i largët deri tek Kandahari i frikshëm. Janë vërtet specialë dhe vendi do t’u jetë përherë mirënjohës për çfarë kani bërë dhe vijojnë të bëjnë”, ka shkruar ajo. Xhaçka ka premtuar se Forcat Speciale do të kenë vëmendjen dhe mbështetjen e Qeverisë, pasi këta djemë duhet të trajtohen ashtu siç e meritojnë dhe kjo forcë të modernizohet më tej.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …