Google është një Korporatë shumëkombëshe amerikane, e specializuar në shërbimet e drejtpërdrejta të informatave e prodhimeve të tjera, të cilat përfshijnë teknologjitë Internet Advertising, web dhe software, ndërsa shumica e fitimeve realizohet nëpërmjet, AdWords.
Korporata, Google.com del të jetë themeluar në vitin 1998 nga Larry Page dhe Sergey Brin, të cilët zhvilluan pjesën programore të motorit të tanishëm të kërkimit, Google. Pas suksesit të madh të arritur me motorin e kërkimit, kjo korporatë bëri globalizimin gjuhësor të programit të vet si dhe filloi ofrimin e shumë shërbimeve të tjera brenda aktivitetit kryesor, ofrimin e mundësisë për gjetjen e shpejtë të informacioneve.
Google Inc. (NASDAQ:GOOG) tani është korporata më e suksesshme në internet me $1.919 miliardë të paraqitura në çerekun fundit të vitit më 31 dhjetor 2005, me një rritje prej 86%, krahasuar me çerekun e njëjtë të vitit 2004. Kjo korporatë ka përdorur me shumë sukses elementet e marketing mikst, duke u bërë kështu konkurrente e Microsoft Inc. i cili për një kohë të gjatë konsiderohej i pathyeshëm.
Në tetor të vitit 2006 Google bleu video portalin YouTube për 1,6 miliardë dollarë.
Rritja e shpejtë që nga themelimi i saj ka nxjerrë një linjë produktesh, blerje dhe partneritete përtej motorit të kërkimit të Googles. Ato ofrojnë shërbime të drejtpërdrejta të tilla si softueri i produktivitetit, përfshirë emailin (Gmailin), ruajtjen e të dhënave online (Google Drive), kompletin e zyrës (Google Docs) dhe shërbimin e rrjeteve sociale (Google+). Produktet e Desktopit përfshijnë aplikacione për shfletim në Internet, organizimin dhe redaktimin e imazheve, dhe korrespondencën e shpejtë. Kompania mban zhvillimin e sistemit operativ, Android Android dhe vetë-shfletuesit Chrome OS për një netbook të njohur si, Chromebook. Google është përfshirë thellë në hardware të komunikimit. Ajo bashkëpunon me prodhuesit më të mëdhenj elektronikë në prodhimin e “cilësisë së lartë dhe me kosto të ulët” dhe vargun e pajisjeve të saj, të blera nga Motorola Mobility në maj të viti 2012. Në vitin 2012, u instalua infrastruktura me fibra optike në Kansas City, për të pajisur shërbimin e radios, Google Fiber.
Vlerësohet se Korporata ka mbi një milion serverë në qendrat e të dhënave në botë (që nga viti 2007) dhe menaxhon mbi një miliardë kërkesa për kërkim dhe rreth 24 petabajtë të të dhënave user-generated për çdo ditë, nga viti 2009. Që nga dhjetori i vitit 2013, në Alexa com, google.com, shënohet si faqja më e vizituar në botë. Një numër i madh i vendeve të Googles në gjuhë të tjera, janë midis 100 vendeve të para, si dhe vendeve të tjera që zotëron Google, si YouTube dhe Blogger. Dominimi i tyre në treg çoi në mbulimin e madh të medias, duke përfshirë edhe kritika drejtuar kompanisë, për probleme të tilla lidhur me të drejtën e autorit, censurën dhe privatësinë.
Këto janë vetëm disa nga shënimet teknike të këtij gjiganti të ofrimit të shërbimeve dhe produkteve të ndryshme, me të cilat tashmë jemi “përditësuar” dhe jemi bërë një, në çdo vend, në çdo kohë dhe në çdo rrethanë. Nuk mund të mendohet të studiohet një problem, cilido qoftë ai, i cilës do lëmi qoftë, pa iu referuar fillimisht të dhënave që ofron Google, e cila është një pasuri e përgjithshme njerëzore po thuajse në të gjitha shtetet e gjuhët e botës. Ky gjigant informativ është enciklopedia universale e kërkimit dhe hulumtimit të të dhënave, pa të cilat sot nuk mund të mbahet trendi i zhvillimit në komunikimin global ndër-njerëzorë.
Shërbimet e Googles janë të pazëvendësueshme edhe për faktin se ofrojnë shumëllojshmëri dhe modalitete të të dhënave në çdo gjuhë të botës. Po ashtu Google ofron edhe prodhime dhe mundësi të ndërtimit të të dhënave relevante, të prezantuar në të gjitha mënyrat e komunikimit dhe i ruan ato me përgjegjësinë më të lartë të mundshme.
Kjo korporatë globale e komunikimit është pasuria më e madhe intelektuale që disponon sot njerëzimi, e cila jeton tok me ne në çdo çast, në çdo vend të botës, në çdo kohë dhe hapësirë ku shtrihet rrjeti magjik i internetit, rrjeti po kështu universal i shpikur nga mendja e njeriut, nga një inteligjencë superiore, por që është në shërbim të njeriut, pavarësisht se kush pasurohet në segmentin financiar.
Me të dhënat që ofron Google mund të shërbehet çdo njeri i planetit dhe kjo është e vetmja e mirë e përbashkët e njerëzve, që duan të mbajnë lidhje me botën, në zhvillimin e saj rapid teknologjik dhe duan të jenë subjekt dhe objekt i informimit dhe komunikimit ndër-njerëzor.
Për një studim të thjeshtë, në vitet e shkruara duhej të vizitoheshin arkivat, bibliotekat duhet të shfletoheshin librat, enciklopeditë, duhej njohje e gjuhëve të huaja dhe kalonin muaj për të zbuluar një apo më shumë informata. Tani, ato informata dhe miliona syresh janë të arkivuara në një vend, me një faqe magjike, të quhet Google, ku përdoruesi i saj inteligjent ka mundësi të pashtershme për të grumbulluar informata të nevojshme, të cilat nuk mund t’i dispononte në asnjë rrugë tjetër, sidomos jo sa i përket shpejtësisë për të arritur deri te ato.
Google është pasuri tejet e çmueshme intelektuale për çdo njeri, për çdo studiues, i cili mban kontakt të përditshëm, me botën reale por edhe me atë virtuale, informimin dhe me krejt atë që lëviz në lëvizshmërinë e vet kozmike, universale. Pa internetin dhe Googlen, njerëzimi do të ishte shumë i varfër në zbulimin e pashtershëm të pasurive të përgjithshme, që ofron inteligjencia njerëzore.