Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka marrë pjesë në hapjen e procesit zgjedhor partiak në degët e Gjilanit, Dardanës, Vitisë, Hanit të Elezit, Istogut dhe Hasit, ku ka kërkuar mobilizim dhe hapje të partisë për ardhjen e sa më shumë intelektualëve e njerëzve më të mirë nga të gjitha lagjet dhe fshatrat e komunave përkatëse. Kreu i PDK-së ka thënë se procesi i zgjedhjeve partiake do ta fuqizojë dhe rrisë PDK-në si partia më e madhe që ka shërbyer që nga liria e vendit, pastaj Shpallja e pavarësisë dhe shtet ndërtimi. “Partia Demokratike të Kosovës dëshiron ta ketë në çdo shtëpi njeriun më të mirë. PDK do të ketë brenda vetes njerëzit më të mirë të secilës lagje, njerëzit më të mirë të secilit fshat e secilit qytet. Kur rritet dhe fuqizohet Partia Demokratike e Kosovës edhe shteti i Kosovës do të forcohet e fuqizohet më shumë”, ka deklaruar Veseli.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …