Kuvendi Komunal i Drenasit sot mban seancë për shfuqizimin e vendimit për mbylljen e tri shkollave

Kuvendi Komunal i Drenasit sot mban seancë për shfuqizimin e vendimit për mbylljen e tri shkollave

Kuvendi Komunal i Drenasit sot nga ora 10:00 pritet të mbajë seancën e jashtëzakonshme me pikën e vetme të rendit të ditës ku opozitarët kërkojnë shfuqizimin e vendimit të DKA-së për mbylljen e shkollave në Abri, Godancë dhe Gjergjicë, ku fëmijët tash e dy muaj kanë mbetur pa mësim. Sipas Komunës së Drenasit, arsyeja për mbylljen e këtyre shkollave ka qenë se nuk ka pasur numër të mjaftueshëm të nxënësve e as mundësi buxhetore për të funksionuar këto shkolla. Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi ka reaguar ndaj mbylljes së shkollave në komunën e Drenasit, duke e quajtur të pabazuar, të gabuar dhe veprim të padrejtë. Edhe prindërit e nxënësve të këtyre shkollave kanë shprehur shqetësimin dhe kanë kërkuar anulimin e vendimit. MASHT ka paralajmëruar se do t’i dërgojë edhe zyrtarisht shkresë Komunës së Drenasit me shpresën se kjo kërkesë do të shqyrtohet dhe nxënësit do të kthehen në shkolla. “MASHT nga buxheti i vet nuk siguron mjete buxhetore për asnjë komunë, shkollë apo paralele, sepse secila komunë e ka të siguruar grantin qeveritar për arsim, i cili ndahet nga Ministria e Financave, andaj kërkesa e DKA-së për buxhet shtesë nga MASHT është joligjore”, pati deklaruar ministri Bytyqi.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …