Rusia e vlerëson si "hap të rrezikshëm" tërheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga pakti bërthamor

Rusia e vlerëson si “hap të rrezikshëm” tërheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga pakti bërthamor

Rusia ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump, për tërheqje nga traktati bërthamor. Trump ka akuzuar Rusinë se ka shkelur traktatin bërthamor, sipas të cilit nuk lejohet përdorimi dhe transportimi i armëve raketore. Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, e ka quajtur këtë hap të rrezikshëm. “Ky hap i rrezikshëm, do të provokojë pasoja shumë serioze”, tha ai. Traktati është “i njohur për siguri ndërkombëtare dhe siguri në fushën e armëve bërthamore, për të mbajtur strategjinë e stabilitetit”, tha Ryabkov për media. Ai tha po ashtu shtoi se nëse SHBA-të vazhdojnë me këto sjellje, duke u tërhequr nga marrëveshjet ndërkombëtare, Rusia nuk do të ketë zgjidhje tjetër përvec të marrë masa dhe të përfshijë teknologjinë ushtarake. “Por, ne nuk do të dëshironim të arrijmë në këtë pikë”, shtoi ai. Traktati i vitit 1987 i ndalon Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, posedimin, prodhimin dhe transportin e armëve raketore. SHBA kishte akuzuar Rusinë nga viti 2014 për shkelje të marrëveshjes.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …