Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka liruar nga detyra zëvendësministrin e Zhvillimit Rajonal, Musa Cena. Haradinaj ka thënë se vendimi është marrë mbi bazën e dyshimit se vepra është kryer gjatë mandatit aktiv të tij. “Sot kam liruar nga detyra zëvendësministrin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Musa Cena. Vendimi është marr mbi bazën e dyshimit se vepra është kryer gjatë mandatit aktiv të tij. Ftoj organet e rendit dhe të drejtësisë, që ta kryejnë punën me përgjegjësi në çdo situatë. Lirimi është bërë për t’i dhënë hapësirë organeve të rendit e të ligjit, që të ndjekin dhe gjykojnë paanshmërish”, ka bërë të ditur Haradinaj me anë të një shkrimi. Gjykata Themelore në Prishtinë gjatë ditës së djeshme ka vendosur nga një muaj paraburgim për zëvendësministrin e Zhvillimit Rajonal, Musa Cena dhe dy të dyshuarit e tjerë për marrje të ryshfetit, Hazër Shehu dhe Nysret Shala.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …