Nisën punimet për ndërtimin e Lumit Lumbardh të Deçanit

Brenda 36 muajve Lumi Lumbardh i Deçanit, ky projekt jetik për banorët  e kësaj komunë do të duket ndryshe, do të shndërrohet në një shëtitore, në një vend atraktiv për qytetarët, do të filloj një fazë e re e zhvillimit të turizmit dhe krijimit të hapësirave më të mira mjedisore për relaks dhe shëtitje të qytetarëve pranë Lumit “Lumbardh”. Kështu tha i pari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, në fillimin e punimeve për rregullimin e Lumit Lumbardh në Deçan, ku bashkë me nënkryetarin e komunës Sami Cacaj, drejtorë të drejtorive komunale, asamblistë, qytetarë dhe operatorin ekonomik që do të kryej punët ,,Infra- Plus’’ kanë nisur punimet për ndërtimin e Lumit Lumbardhë në Deçan. Se ky projekt ka qenë mesë i domosdoshëm për ndërtim është një investim jetik për banorët e komunës ë Deçanit sepse ju krijon kushte shumë më të mira për të gjitha moshat tha Ramosaj por nuk do të ishte e mundur pa miratimin e kryeministrit të Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj të cilit i jamë shumë mirënjohës. Si kryetra komune  dua të besoi se Operatori Ekonomik  N.N. ,,Infra- Plus’’ do të punoi me përkushtim duke zbatuar në përpikëri projektin për rregullimin e shtratit të Lumbardhit si dhe infrastrukturën përcjellëse nga vendi i quajtur ,,Ura e Demës,, deri tek uji i thartë ku  përgjatë lumit do të ruhet origjinaliteti i rrjedhjes së ujit do të punohet në të dyja anët për të krijuar ambient të bukur dhe atraktiv tha kryetari Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Finalizohet draft-ligji për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Kryetari i Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama ka njoftuar përmes faqes së tij në …