Kryetari Begaj, kërkoi përshpejtim të realizimit të projekteve

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, në mbledhjen e rregullt të së hënës të Këshillit të Drejtorëve, kërkoi nga drejtoritë përkatëse, të përshpejtojnë punët në realizimin e projekteve, për shkak të motit, përkatësisht kushteve atmosferike, sepse reshjet mund të shkaktojnë vonesa në realizim të projekteve, sidomos të atyre të infrastrukturës. Përndryshe në mbledhjen e Këshillit të Drejtorëve, drejtorët e drejtorive komunale, kanë raportuar për punët dhe aktivitetet e tyre gjatë javës së kaluar dhe planifikimet për javën në vijim. Sipas drejtorëve të drejtorive, shumica e projekteve të këtij viti janë në përfundim e sipër, si në rrugë, trotuare, kanalizime dhe projekte tjera.

Po ashtu, u bë e ditur se janë duke u bërë përgatitjet për mirëmbajtje dimërore të rrugëve.

Kontrolloni gjithashtu

Dea Shabani shkruan historinë për notin ferizajas

Anëtarja e Klubit të Notit “FERIZAJ”, Dea Shabani ka shkruar historinë për notin ferizajas në …