leoni

Bisedimet

BE-ja ende nuk e ka përcaktuar datën e vazhdimit të dialogut në Bruksel ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit

Bashkimi Evropian nuk e ka përcaktuar ende datën e vazhdimit të dialogut në Bruksel ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, qoftë për negociatat në nivelin politik apo bisedimet në nivelin teknik. Sipas zyrtarëve të Bashkimit Evropian, e puna rreth caktimit të takimit dhe temave të ardhshme është duke vazhduar. “Puna është duke vazhduar në nivelin teknik, përkitazi me takimin e lartë të ardhshëm të dialogut, data e të cilit pritet të konfirmohet”, tha në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë, Maja Kocijançiq, zëdhënëse e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherinit. Beogradi nuk ka pranuar të ulet dhe të bisedojë me palën nga Kosova, për shkak se më 7 shtator, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq kishte refuzuar takimin me homologun e tij nga Kosova, Hashim Thaçi, pasi që autoritetet e Prishtinës, atë kohë, fillimisht nuk i kishin lejuar atij që të vizitonte liqenin e Ujmanit në veri të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE-ja

Opozita paralajmëron shkarkim dhe ndjekje penale për Bordin e ZRrE-së

Faturat e reja të energjisë elektrike po mbërrijnë me një rritje prej 16.1%, në atë …