Partia Demokratike e Kosovës, është partia e vetme në Kosovë e cila do ta garantojë sovranitetin, integritetin dhe zhvillimin e vendit. Kështu tha kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, në hapjen e Konventës zgjedhore të degës së PDK-së në Prishtinë. “Sa më e fortë është PDK-ja, aq më i garantuar është sovraniteti dhe integriteti territorial, aq më e fuqishme është Republika e Kosovës. Ka nevojë Kosova për një vizion, i cili i ofron stabilitet zhvillim, të ardhme. Nuk ka nevojë Kosova për me e vë në pikëpyetje të sotshmen e vet. Ta ruajmë këtë që e kemi arritur me mënyrën e shenjtë. Në asnjë moment të historisë së vet nga krijimi, në këto procese të shtetndërtimit ne nuk kemi nevojë ta ulim kokën. Sepse kemi me qenë me popullin, me qytetarët tanë”, ka deklaruar Veseli.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …