Pjestarëve të Policisë së Kosovës më një urdhëresë u ndalohet të postojnë apo të komentojnë nëpër rrjetet sociale

Policia e Kosovës sot në tetë rajone të vendit fillon me fushatën “Dhuna nuk arsyetohet”

Policia e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se sot do të organizoj ceremoninë e hapjes se  fushatës së titulluar “Dhuna nuk arsyetohet”. Kjo fushatë është organizuar nga  Sektori për Parandalimin e Dhunës në Familje në Drejtorinë  e Policisë në Bashkësi dhe Preventivë. Qëllimi i kësaj fushate e cila është përkrahur nga OSBE- është  parandalimi,  vetëdijesimi dhe  ndërgjegjësimi  për dhunën në Familje. Fushata  do të realizohet në qiell të hapur në  tetë rajonet e Policisë si Prishtinë, Gjakovë, Gjilan, Prizren, Pejë, Ferizaj dhe në Mitrovicë Jugu dhe Veri. Në Prishtinë fushata do të fillojë sot në Sheshin ”Zahir Pajaziti” ku do të shfaqen aktivitete të ndryshme nga nxënësit – spote, po ashtu do të shpërndahen broshura dhe aktivitete tjera  nga Policia,  KFORI etj. Në këtë ngjarje gjithashtu  do të marrin pjesë edhe epror të lart nga Policia e Kosovës, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës,   OSBE-ja, KFOR-i , e po ashtu edhe përfaqësues Shoqëria civile etj.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …