Blerim Muriqi

Blerim Muriqi: Në mungesë të shpatullave pushtetare, vjen lëngata

Kaluan ditë që kur familjarë të drejtuesit të AKI-së, Shpend Maxhuni, u zunë me narkotikë e armë. Njeriu i cili duhet të kujdeset për sigurinë tonë, nuk kujdeset dot për sigurinë e familjes së tij. Ai, duket se vlerë emancipimi familjar ka përbërësit kriminal? Drogë dhe armë. Them kështu, sepse tash e 24 orë orkestrimi policoro-prokurorial nën tingujt e gjykatës po mundohet të na e mbush mendjen për pastërtinë e djalit të tij edhe përkundër fakteve inkriminuese që u gjeten tek ai.

Aty ku pushteti deformon faktet nën trysni e kapje është i shtruar shtrati i krimit. Ky është faj i madh me përmasë kriminale. Andaj, na lind e drejta të themi se ai është i pabesueshëm dhe i rrezikshëm për përgjegjësitë që mbanë dhe duhet të shkoj!

Njeriu që drejton Agjencinë e inteligjencës, të paktën nuk ditka se çfarë ndodhë në familjen e tij e lëre më për rreziqet të cilave u ekspozohemi ne. Që kur është avancuar si i pari i policisë Shpend Maxhuni, opinioni ynë ka zier me mos pranueshmëri. Si prurje e Hashim Thaçit, atë nuk kishte pse ta hante meraku. Thaçi ishte dhe mbetet vet kapja e shtetit.

Veshi i shurdhër i institucioneve as e çmoi opinionin publik e druaj as hetoi zhurmimin që nuk pushoi kurrë. Zëri i fundit i ndërgjegjes qytetare si kohështrirje ishte opinioni i Naim Malokut (një çlirimtari meritor për lirinë që kemi), i cili sikur pleksi gjithë mospranimin popullor në thënien e tij emblematike:  “Shpend Maxhuni tri gjenerata shërbim për serbi” (parafrazimi im i lirë).

Emërimi i z. Maxhuni në krye të policisë së vendit dhe riemërimi në krye të inteligjencies  ka treguar kokëboshësinë kryeneçe të Presidentit Thaçi. Do duhej të bëhej rregull që një ish eksponent i armikut nuk do duhej të vihej në përgjegjësi të tilla shtetërore qoftë edhe vetëm për faktin e mundësisë që shërbimet armike të vënë kontakt. Askush i mençur nuk ia vënë maces në qafë mushkëritë e pulës për t’i ruajtur. Z. Maxhuni mund të jetë një njeri i mirë dhe i devotshem për vendin, por deriçkën e mundësisë për të vënë kontaktin shërbimet serbo-ruse nuk e bënë dot të paqenë për faktin e historisë familjare nga e cila ai vjen.

Po të shohim praktiken e shërbimeve serbe gjithmonë do gjejmë drogë, armë dhe vrasje në historitë e kontingjentit të tyre veprues. Në ish jugosllavi segmenti serb i shërbimeve e kishte drogën një fushë rekrutimi. Mjafton të shohim të kaluarën e Arkanit si një egzemplar i denjë përfaqësues i asaj praktike. Shërbimet e inteligjencës dhe forcave speciale serbe, krimin ku droga, vrasjet, prostitucioni, hajnia edhe në formën e vet më të ashpër plaçkitjen i prodhonte për efekt rekrutimi. Mjafton të njohim të vërtetën e laboratorit për prodhimin e Drogës në Prishtinë, i cili qe zbuluar në 1986, një miks ushtarako-civil ku kinse u burgosen eprori i zbulim-kundërzbulimit jugosllav, Tahir Zemaj, Behxhet Bllaca, një organizatë, e cila duket se shkonte deri te ish sekretari i punëve të brendshme të Kosovës, Rrahman Morina. Po t’i shkohej zbulimit, do zbulohej të ishte pjesë e një rrjeti jo vetëm kriminal por me axhendë ripushtuese të Kosovës. Droga pra z. Kryetar Thaçi dhe Kryeministër Haradinaj nuk është pistë për t’i qëndruar kaq indiferent? Po t’i shkojmë me teori konspirative, sikur edhe do duhej, ajo mund të na del kapje ose tendencë kapjeje për Shpend Maxhunin. Ndoshta ata po hapnin deriçkën e pasme nëse nuk e kanë patur të hapur që në ardhje!

Secila orë e mëtutjeshme që mbetet në detyrë Shpend Maxhuni, kompromiton kapacitetet pushtetare tonat, dhe lë brenda historisë fajin institucional që meriton edhe vëmendjen e zbulimit. Sot mund të duket sikur sekush ia hedh vrojtimit të shërbimeve meqë ato janë të kapura deri në këtë masë! Kjo nuk do mbetet kështu në të ardhmen kur shteti ligjor do gjej aplikim.

Opinioni ka pritur shkarkimin e Shpend Maxhunit dhe atij shkarkimi ti bashkohej së paku shkarkimi edhe i zv. Ministri Musa Cena. Zoti Cena u shkarkua, por jo edhe z.Maxhuni! Diçka nuk po ecën!!!

Mos shkarkimi i Shpend Maxhunit është më shumë se sa veç një faj, por kur kemi para syshë kryeprokurorin Lumezi mbi të cilin rëndon dyshim-akuza, të cilën e ripërsëriti Milaim Zeka edhe këto ditë, na mbetet pak shpresë që ky pushtet ka vesh të dëgjoj kërkesat për shtetin me pushtetin e duarve të pastra.

Vendim-marrja edhe mund të jetë e vështirë për shkak të vështirësive në komunikim që kanë institucionet e vendit! Në të tilla raste ekziston pragu moral, dorëheqja.

Se Shpend Maxhunit i mungon kurajoja qytetare për të dhënë dorëheqje ka qenë e vetë kuptueshme për vet faktin se ai edhe për kundër rrugë ardhjes së tij familjare nuk ka hezituar të vihet në krye të inteligjencës, gjë që nuk do duhej ta bënte, veçse në qoftë se e kishte mision!

Shkarkimi i zotit Maxhuni është një pritshmëri qytetare,  por duhet edhe të bëhet vetëdijësim i përgjegjësisë institucionale.

Në mungesë të Masës Kritike e cila do e shtynte pushtetin të reagonte më me shpejtësi dhe më me profesionalizëm nuk na mbetet tjetër, veçse të shpresojmë se komisioni përkatës parlamentar do të kërkoj këtë shkarkim, kryetari i kuvendit dhe Kryeministri ta shtyjnë këtë proces deri në realizim.

Është koha që në krye të AKI-së të vihen emra profesional, të besueshëm dhe me integritet moral. Fundja duhet të fillojmë të mësohemi të rikuptojmë dimenzionin e fjalës Atdhe!

Tashmë kur edhe Ushtria është këtu zbulimi dhe sekrete marrin dimenzione shtetërore.

Ndaj, Shpend Maxhuni shko!

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Qeveria me eksponentë putinistë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ka bllokuar marrëveshjet e mëhershme

Bashkimi Demokratik për Integrim, nënvizoi  rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve të Republikës së …