Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë ka thënë se secilit që i ngritët aktakuzë brenda pozicionit të tij si ministër, ai do të marrë masa. Këto komente Haradinaj i ka bërë kur është pyetur se a po përdorë standarde të dyfishta me rastin e shkarkimit të zëvendësministrit Cena, ndërkaq që në Qeveri janë rreth pesë ministra me aktakuzë. Ai shtoi se zëvendës ndihmës Sekretari i Shtetit Amerikan, Matthew Palmer qëndrimin e Amerikës për ushtrinë e ka bërë të ditur në Beograd. “Ushtria është një proces i një peshe shumë të madhe mirëpo ky proces është në drejtimin e duhur. Tash kemi shqetësimin e anëtarësimit në Interpol dhe organizata tjera ndërkombëtare”, ka thënë Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …