OAK

OAK: Qeveria duhet të ketë prioritet problemet e mëdha të zhvillimit të biznesit

Ligji për Tregti të Brendshme, Ligji për Shoqëritë Tregtare, produktet strategjike të vendit, kalibrimi i peshoreve dhe problemet me MSA-në ishin ndër temat e diskutimit të përfaqësuesve të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) me Ministrin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Endrit Shala. Kryetari i OAK-së, Skënder Krasniqi përgëzoi Ministrin Shala për pozitën e re, duke i uruar një punë sa më të frytshme dhe në shërbim të përmirësimit të ambientit të të bërit biznes në Kosovë, e ku gjithashtu e informoi më detajisht për punët e ndërmarra nga Oda. Ndër problemet kryesore të identifikuara nga Oda e Afarizmit të Kosovës ishte Ligji për Investime Strategjike, kërkesat e të cilit u konsideruan si shumë të paarritshme nga bizneset, e që u konsiderua shkaku kryesor për numrin u ulët të aplikimit.

Bizneset në Kosovë nuk janë të informuara mjaftueshëm për kufizimet në prodhim dhe eksport të cilat vijnë si rrjedhojë e Marrëveshjes së Stabilizim – Asocimit (MSA) tha ndër të tjera Krasniqi, i cili shtoi që ndërmarrja e hapave përkatës për informim të bizneseve për këto kufizime është e domosdoshme dhe se para nënshkrimit të marrëveshjes do të duhej të merren parasysh kapacitetet e bizneseve për eksport.

Sipas Krasniqi, Këshilli Kombëtar për Zhvillim Ekonomik (KKZHE) ani pse është i obliguar me Rregullore të takohet së paku një herë në tre muaj, e sipas nevojës mund të takohet edhe më shpesh, gjatë vitit 2018 nuk është mbledhur asnjëherë. Krasniqi shtoi që duke pas parasyshë që Ministri i MTI-së është i dyti në bazë të hierarkisë në këtë këshill, ai duhet të ndërmerr hapat e nevojshëm për përmirësimin e këtij rasti.

Mos pajisja e Inspektorëve me peshore të kalibruara e të cilat mund të merren edhe në terren po shkakton dëm për bizneset, pasi që disa po shesin produkte çmimi dhe pesha e të cilave po është në disproporcion theksoi Hysni Zogaj, anëtar i bordit të OAK-së. Sipas Zogaj mungesa e informatave për peshë të produkteve siç është buka, po dëmton edhe  konsumatorët.

Ministri Shala falënderoi Odën për urimet dhe njëkohësisht e përgëzoi për punët e realizuara deri më tani, ndërsa në lidhje me kërkesën e OAK-së për KKZHE shtoi që arsyeja kryesore e mos mbledhjes së këtij këshilli është mungesa e sekretariatit të këshillit, i cili po pritet të krijohet shumë shpejt

Shala shtoi që është i interesuar që në çdo ligj dhe udhëzim administrativ të dalë nga MTI të ketë të përfshira kërkesat e bizneseve, për këtë arsye kërkoi edhe mbështetjen e OAK-së, marrë parasysh që është një zë i fuqishëm i biznesit.

Në këtë takim përfaqësuesit e OAK-së prezantuan edhe kërkesat e bizneseve anëtare drejtuar Ministrit, ndër të cilat është edhe dëmtimi i bizneseve vendore nga importi kjo sepse nëse bizneset blejnë lëndën e parë jashtë vendit janë të liruara nga taksa doganore dhe TVSH-ja ndërsa nëse e blejnë në Kosovë duhet ta marrin me TVSH edhe pse është lëndë e parë.

Ministri Shala theksoi që Ligji për Tregti të Brendshme do të bëhet, mirëpo ka nevojë për disa ndryshime të cilat duhet të përfshihen.

Në fund të këtij takimi palët u  dakorduan që të bashkëpunojnë në çdo fushë përmes së cilës do të ndikojnë në përmirësim të gjendjes momentale të të bërit biznes në Kosovë.

Oda e Afarizmit të Kosovës do të vazhdoj të angazhohet në adresimin e kërkesave të bizneseve tek përfaqësuesit e Institucioneve të Kosovës, me qëllim të gjetjes së zgjidhjeve më të favorshme.

Oda e Afarizmit të Kosovës në këtë takim u përfaqësua nga: Skënder Krasniqi, kryetar i bordit, Diamant Elshani sekretar i bordit, Hysni Zogaj anëtar i bordit dhe zyrtarja Mirjeta Shala.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …