Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme, deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani ka thënë për “Telegrafin” se emërimet e ambasadorëve nga ana e Qeverisë Haradinaj nuk po bëhen në bazë të Ligjit për Shërbimin e Jashtëm, duke tejkaluar kështu kufizimin që së paku 50% prej tyre të jenë ambasadorë të karrierës. Madje 90% e ambasadorëve të Kosovës janë politikë. Deputetja, Vjosa Osmani ka veçuar me këtë rast se Qeveria Haradinaj e ka shndërruar shërbimin e jashtëm në një shërbim të partive në pushtet. Ajo ka theksuar se për këto shkelje ligjore është diskutuar edhe në mbledhjet e komisionit të cilin ajo e drejton, duke shtuar se kanë formuar një Grup punues për monitorimin e kësaj situate. Si Komision kemi formuar një Grup punues që në veçanti do të monitorojë këto shkelje dhe brenda dy javësh përafërsisht do të dalë me rekomandim”, theksoi Osmani. Ne i kemi bërë thirrje edhe kryetarit Hashim Thaçi që mos të dekretojë emërimet politike meqë bie ndesh me ligjin dhe kompetencat e tij kushtetuese ka thënë mes tjerash deputetja Vjosa Osmani.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …