leoni

Enver Hasani: Marrëveshja e propozuar nga Albin Kurti në Bruksel për paqe me Serbinë është primitive

Prof. Dr. Enver Hasani, ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese ka ngritur “Kallëzim penal” kundër: Aleksandër Lumezit…

Prof. Dr. Enver Hasani, ish kryetar i Gjykatës Kushtetuese ka ngritur “Kallëzim penal” kundër: Aleksandër Lumezit, Kryeprokuror i Shtetit, Blerim Jusufit, kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Drita Peci Hajdari, prokurore e Prokurorisë Speciale, Sevdije Morina prokurore e Prokurorisë Speciale, të dhënat tjera t’iu merren gjatë procedurave të procedimit të këtij kallëzimi penal, për shkak se: Ekziston dyshimi i arsyeshëm, se Blerim Isufaj i shtyrë nga Aleksandër Lumezi dhe me qëllim që t’ i shkaktoj dëm Prof. Dr. Enver Hasanit, ish kryetar i Gjykatës Kushtetuese, ka keqpërdorë  detyrën dhe autoritetin zyrtar, në atë mënyrë që ka filluar procedurën e hetuesisë dhe ka ngritur aktakuzë kundër tij, për dy vepra penale: keqpërdorim i detyrës dhe autoritetin zyrtar,  të parashikuar nga neni 422. par.1 dhe veprës penale falsifikimi i dokumentit zyrtar, të parashikuar nga neni 434.par.1.të KPK-së…

…për faktin se Gjykata Kushtetuese lidhur me rastin e ngritur nga Avokat i Popullit, për vlerësimin e kushtetutshmërisë së vazhdimit të mandatit të gjyqtarëve ndërkombëtarë në Gjykatën Kushtetuese, me Aktvendimin KO 155/14 të datës 13.11.2014,  e kishte refuzuar këtë kërkesë si të papranueshme, edhe pse e dinte që nuk ekziston asnjë minimum dyshimi  për këto vepra penale, dhe se edhe sikur të ishte përmbush kushti ligjor “dyshimi i arsyeshëm” (u tha nuk kishte asnjë dyshim), nuk ka mund të filloj procedurën penale, ngase kanë ekzistuar pengesa për ndjekjen e tij, për faktin se ai kishte imunitet funksional, dhe pa marrjen e imunitetit ndaj tij nuk mund të fillohej procedura penale as ajo civile, meqë bëhej fjalë për vendim që ishte marr nga  Gjykata Kushtetuese në kuadër të mandatit të saj, përkatësisht nga të gjithë gjyqtarët e kësaj gjykate.

Me këtë kishte për të kryer veprën penale të keqpërdorimit të detyrës apo autoritetit zyrtar, të parashikuara nga neni 422.par.1. të KPK-ës, ndërsa i dyshuari Aleksandar Lumezi shtytje në veprën penale keqpërdorimit të detyrës apo autoritetit zyrtar, parashikuara nga neni 422.par.1.lidhur me nenin 32 të KPK-ës.

  1. Se si prokuror i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, i shtyrë nga Aleksandër Lumezi, me qëllim që t’i shkaktoj dëm Prof. Dr. Enver Hasanit, ish kryetar i Gjykatës Kushtetuese, ka keqpërdorë detyrën dhe autoritetin zyrtar, në atë mënyrë që ka ngritur aktakuzë kundër tij, PPS.nr.18/2015, datë 13.01.2016, për veprën penale: keqpërdorim i detyrës dhe autoritetin zyrtar, të parashikuar nga neni 422.par.1, për faktin se Gjykata Kushtetuese kishte vendosur lidhur me rastin e ngritur nga Shyqyri Syla dhe Laura Pula të cilët kishin kontestuar kushtetutshmërinë e vendimeve të Këshillit Prokurorial të Kosovës lidhur me procedurën e zgjedhjes së Kryeprokuror të Shtetit, Aleksandër Lumezi, dhe me aktgjykimin KI 99/14 dhe KI 100/14 të datës 8 korrik 2014e kishte anuluar vendimin e KSHPK duke e rikthyer procesin në fillim edhe pse e dinte që nuk ekziston asnjë minimum dyshim për këto vepra penale, dhe se edhe sikur të ishte përmbush kushti ligjor “dyshimi i arsyeshëm” (u tha nuk kishte asnjë dyshim), nuk ka mund të filloj procedurën penale, ngase kanë ekzistuar pengesa për ndjekjen e tij, për faktin se ai kishte imunitet funksional, dhe pa marrjen e imunitetit ndaj tij nuk mund të fillohej procedura penale as ajo civile, meqë bëhej fjalë për vendim që kishin marr nëntë gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese në kuadër të mandatit të saj.

Me këtë kishte për të kryer veprën penale të keqpërdorimit të detyrës apo autoritetit zyrtar, të parashikuara nga neni 422.par.1. të KPK-ës, ndërsa i dyshuari Aleksandar Lumezi shtytje në veprën penale keqpërdorimit të detyrës apo autoritetit zyrtar, parashikuara nga neni 422.par.1.lidhur me nenin 32 të KPK-ës…

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …