Komuna e Hanit të Elezit dhe Demokracia Plus (D+) me “Memorandum Mirëkuptimi”

Kryetari i komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, priti në takim pune Genc Kadriu përfaqësues i organizatës jo-qeveritare Demokracia Plus (D+). Në takim Kryetari Suma në emër të komunës së Hanit të Elezit dhe Genc Kadriu përfaqësues i organizatës jo-qeveritare Demokracia Plus (D+) u pajtuan që të nënshkruajnë “Memorandum Mirëkuptimi” me qëllim të artikulimit të kërkesave të qytetarëve për përmirësim të shërbimeve publike nën përgjegjësi komunale përmes platformës elektronike ndreqe.com, për të adresuar ankesat e qytetarëve të Hanit të Elezit për përmirësimin e shërbimeve publike në lagjet dhe fshatrat e tyre. Palët u zotuan për komunikimin konstruktiv dhe angazhimin për të zgjidhur kërkesat dhe ankesat e qytetarëve të shtruar përmes platformës si dhe informimin e qytetarëve për statusin e veprimeve të ndërmarra pas kërkesave dhe ankesave të qytetarëve në platformë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …