MINISTRI BYTYQI RAPORTOI PARA KOMISIONIT PARLAMENTAR PËR KOMUNITETE

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka raportuar para Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Komuniteteve lidhur me çështjen e regjistrimit të pjesëtarëve të komuniteve jo shumicë në universitete, si dhe vendeve të rezervuara për ta në Qendrën e Studentëve për vitin akademik 2018-2019. Me këtë rast, ministri Bytyqi tha se, janë të rezervuara vendet për regjistrimin e studentëve nga komunitetet në universitetet publike dhe në Qendrën e Studentëve, ndërsa theksoi se këta studentë duhet t’i plotësojnë kushtet për t’u regjistruar. Lidhur me regjistrimin e studentëve të komuniteteve në universitetet publike, ministri Bytyqi ndër të tjera tha se, kur është bërë aprovimi i numrit të studentëve për universitetet publike, janë ndarë edhe kuotat e veçanta për regjistrimin e tyre. Mirëpo, Ministri theksoi se, për kriteret se si do të vijë deri te regjistrimi, është çështje që i takon universiteteve, ndërsa tha se ajo që MAShT ka diskutuar me universitetet është që kriteret të jenë të njëjta për komunitetet në të gjitha universitetet. “Nga informacionet që ne i kemi nga universitetet, këto kuota mbesin të rezervuara për komunitete dhe studentët që i plotësojnë kriteret janë regjistruar, por jo edhe ata që nuk i plotësojnë kriteret, edhe në rastet kur këto vende mund të mbesin pa u plotësuar”, tha Ministri. Ndërsa, sa i përket regjistrimit në Qendrën e Studentëve, ministri Bytyqi tha se kjo çështje është e rregulluar me akte nënligjore, pra është e përcaktuar pjesa që i takon komuniteteve. “Edhe këtu, pavarësisht se është kuotë e rezervuar, nëse një i ri nuk ka aplikuar në afatin e paraparë, nuk mund të pretendojë që të jetë banues në Qendrën e  Studentëve”, tha ministri Bytyqi, ndërsa theksoi se në MAShT nuk ka ardhur ndonjë ankesë zyrtarisht lidhur me këto çështje.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …