Ekipi i klubit futbollistik "Bardhosh Gërvalla" nga Gjermania, vizitoi kompleksin e heronjve në Dubovik të Deçanit

Ekipi i klubit futbollistik “Bardhosh Gërvalla” nga Gjermania, vizitoi kompleksin e heronjve në Dubovik të Deçanit

Ekipi i klubit futbollistik “Bardhosh Gërvalla”, nga Gjermania, ka vizituar kompleksin memorial të heronjve në Dubovik të Deçanit , ku kanë bërë homazhe te varri i heroit, emrin e të cilit e mban klubi i tyre. Ata po ashtu kanë vizituar edhe kompleksin “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan.   Këto homazhe i kanë bërë së bashku më kryetarin e Deçanit, Bashkim Ramosajn, në kuadër të vizitës së tyre tri ditore në Kosovë.  Ramosaj tha se ky klub, i cili mban emrin e njërit prej heronjve kombëtar, do të zhvillojnë një ndeshje miqësore në Kosovë, e me këtë rast kanë shprehur dëshirë ta vizitojnë varrin e heroit, emrin e të cilit e mban klubi i tyre.

“Iniciativa dhe dëshira ka qenë e tyre per ta  vizituar Deçanin, me siguri për shkak të rëndësisë së emrit që e mbajnë, për shkak edhe të varrit të Bardhosh Gërvallës që është në Dubovik, që i takon territorit të komunës së Deçanit dhe është një nderim që këta e kanë nderu atë emër, dhe jo vetëm që e kanë nderu, po e kanë bërë tashmë sinonim të sukseseve sportive”, tha Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Vetëvendosje

VV pretendon se ka numrat për Qeverinë, por jo për kryeparlamentarin

Në prag të seancës së re të Kuvendit, deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka deklaruar …