Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Skender Reçica, ka thënë se Nisma Socialdemokrate në rrugëtimin e saj politik është duke u rritur në çdo cep të Kosovës. “Nisma Socialdemokrate në rrugëtimin e saj politik është duke u rritur në çdo cep të Kosovës. Falë punës, angazhimit të madh dhe mbajtjes së fjalës së dhënë, të prirë nga Kryetari i partisë z.Limaj dhe kryetari i Këshillit Kombëtar z.Krasniqi, zëri Socialdemokrat po dëgjohet në të gjitha shtresat e popullatës. Në takimin e përbashkët të strukturave drejtuese të degëve të Regjionit të Prishtinës, dega e Lipjanit, Shtimes, Fushë Kosovës, Obiliqit dhe ajo Podujevës, rikonfirmuam bashkërisht gatishmërinë e vazhdimit të rrugëtimit tonë të pandalshëm drejt rritjes së NISMA’s dhe shtrirjes së idesë socialdemokrate”, ka shkruar Reçica. Ai më tej theksoi se filozofia e përbashkët politike i bashkon njerëzit që t’i japin vendit dhe qytetarëve një të ardhme të ndritur, qeverisje të mirë, përmirësim të kushteve jetësore e mirëqenie sociale, shkollim e arsim më të mirë, shërbime më cilësore shëndetësore. “Nisma Socialdemokrate po tregon se kjo është filozofia politike më e mirë për vendin dhe duhet të shërbej si model për të gjithë. Ne funksionojmë si një familje!”, është shprehur ai.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …