Kryetari francez, Macron, më 11 nëntor është nikoqir i shumë liderëve botërorë, i ftuar është edhe Thaçi

Kryetari francez, Macron, më 11 nëntor është nikoqir i shumë liderëve botërorë, i ftuar është edhe kryetari Thaçi

Kryetari francez, Emmanuel Macron, më 11 nëntor është nikoqir i shumë liderëve botërorë, që do të marrin pjesë në manifestimin e përvjetorit të 100-të të armëpushimit, i nënshkruar në mes të Forcave Aleate dhe Gjermanisë për përfundimin e Luftës së Parë Botërore në Frontin Perëndimor. Në këtë ngjarje unike pritet të marrin pjesë liderët më të fuqishëm të botës, si kryetari i SHBA-së, Donald Trump, presidenti rus, Vladimir Putin, kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe shumë krerë shtetërorë nga mbarë bota. Macron, në këtë ngjarje ka ftuar edhe kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçi. Në ftesën që ka siguruar KosovaPress thuhet se në njëqind vjet pas kësaj ngjarje, është detyrë e të gjithëve që në mënyrë solemne ta përkujtojmë armëpushimin dhe t’i nderojmë miliona viktima të atij konflikti global. “Përtej përkujtimit, kjo është po ashtu një mundësi për të reflektuar rreth rendit të sotëm botëror dhe përgjegjësisë sonë kolektive për forcimin e paqes botërore dhe qeverisjes, duke pasur parasysh mësimet e nxjerra nga Lufta e Parë Botërore dhe angazhimet e më pasme për ndërtimin e një paqeje të qëndrueshme’, thuhet në ftesën që Macron ia ka dërguar  Thaçit.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …