Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj ka refuzuar të zhvilloj vizitën e paralajmëruar në komunën e Graçanicës, me të marrë vesh se kjo e fundit ka refuzuar të vendosë simbolet shtetërore të Republikës së Kosovës në hapësirat ku parashihej të mbahet takimi. Për Lekajn dhe kabinetin e tij, është e pa pranueshme të gjenden në një institucion zyrtarë të që nuk identifikohen me simbolet e shtetit që i përkasin, Republikës së Kosovës. Lekaj do të jetë edhe më tutje afër qytetarëve të kësaj komune, duke paraparë edhe projekte konkrete infrastrukturore për plotësim të nevojave të tyre.
