MINISTRI BYTYQI MORI PJESË NË PREZANTIMIN E PUBLIKIMIT “ANALIZA E MENAXHIMIT TË FINANCAVE PËR PAGAT E STAFIT AKADEMIK NË UP”

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka marrë pjesë në prezantimin e publikimit të Organizatës për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA), me titull “Analiza e menaxhimit të financave për pagat e stafit akademik në Universitetin e Prishtinës”. Ky publikim prezanton të dhëna lidhur me normat, mbinormat, stafin akademik me kontratë të rregullt pune, bashkëpunëtorët e jashtëm, si dhe analizë për përdorimin e mjeteve financiare për stafin akademik të Universitetit të Prishtinës.  Ministri Bytyqi theksoi se të gjitha këto informacione dhe analiza duhet të na shërbejnë në drejtim të asaj se të gjitha këto institucione të rëndësishme kanë nevojë të përmirësohen dhe t’i shfrytëzojnë si informacione për ta ndryshuar gjendjen brenda institucionit. “Tani po flasim për Universitetin e Prishtinës, por besoj se edhe universitetet tjera dhe kolegjet kanë nevojë për ndryshime dhe përmirësime”, tha ministri Bytyqi. Më pas, Ministri u ndal në disa analiza që janë bërë dhe, ndër të tjera tha se, norma që i është caktuar mësimdhënësit prej 6 orë në javë, e ka kuptimin e asaj që 6 orë duhet të jenë mësimdhënie dhe të tjerat hulumtim dhe shkencë. “Secili person në pozitën që ka, në pozitën që e merr, duhet të mendojë për më të mirën e institucionit”, tha Ministri dhe theksoi se për këtë kanë obligim të gjithë personat që kanë pozita përgjegjëse që të gjejnë alternativa në të mirën e zhvillimit të Universitetit. Ne si Ministri, tha ministri Bytyqi, në çdo takim që kemi pasur me udhëheqës të Universitetit të Prishtinës, kemi shprehur gatishmëri për ta mbështetur këtë Universitet në çdo iniciativë që ka të bëjë me zhvillimin e tij dhe ngritjen e cilësisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …