Rinisë sonë,
Rini e këtij vendi,
Të rinjë,por punëtorë.
Të mbani mendjen te mësimi,
Me libër e laps në dorë.
Shkollën fort ta doni,
Lexoni libra shumë.
Lexoni Naim,Mjedë e Fisht,
Deri vonë mos fleni gjumë.
Trima ju m’ lindi nëna,
Në djep ju ka mëkuar.
Të gjithë zemër trima,
Në Shqipëri të adhuruar.
Të keni guxim e trimëri,
Të keni sedër e krenari.
Se pa bazë e fuqi,
Pa libër e laps
Dituria s’të vjen pas.
Meditim mërgimtari.
Kërkuam kuptimin,
Në valët e mërgimit.
Nuk gjetëm shpëtimin,
Zog vuajtje e mjerimit.!
Mos ngrini kulla ne erë!….
Aty apo këtu më mirë?!..
Askund o te mjerë,….
Jeta pa liri s’ka vlerë.
Populli për liri nuk ngopet,
As në xhami ,as në kishë.
Eshtë vigjilent kurdoherë,
Me syrin lart e syrin pishë.
Mesazh diturie.
Në se toka nuk punohet,
Mbushet plot me ferra.
Mbetet e shkretë,
S’e gjen pranvera.
Kur truri nuk mësohet,
Mbetet në errësirë.
E kethehet shpejt,
S’i tokë e shkretë.
Truri do pasuruar,
Duhet zhvilluar.
O rini e dashur!..
Je shumë e çmuar,
Gjithenjë e më mirë,
Duhet mësuar.
E mbushni kokën,
Me libra e lapsa.
Sikur dhe tokën,
Me farë e kazma.
Gjuha e shkolla,
Të lidhur me punën.
Të hapin horizont,
Të hapin rrugën.
Shkolla është drita,
E të hapin sytë.
Ndaj mësoni ju,
Natën e ditë.
Mos merrni kulturë tjetër,
Eshtë mjaftë e jona.
Ndryshe këngë e balada,
Do kethehen në bomba.
Meditim per Kosovën.