Policia e Kosovës ka vazhduar sot në Mitrovicë me aktivitete të ndryshme fushatën “Dhuna nuk arsyetohet”

Policia e Kosovës ka vazhduar sot në Mitrovicë me aktivitete të ndryshme fushatën “Dhuna nuk arsyetohet”

Policia e Kosovës ka vazhduar sot në Mitrovicë me aktivitete të ndryshme fushatën “Dhuna nuk arsyetohet”, që për qëllim ka parandalimin, vetëdijesimin dhe ndërgjegjësimin për dhunën në familje. Drejtoresha e Policisë për rajonin e Mitrovicës  Afërdita Mikullovci, tha se dhuna në familje dhe në shoqëri është mjaft e komplikuar, e ndjeshme dhe shumë e dëmshme. Sipas saj,  është turp që dhuna të heshtet, të mbrohet dhe të mos raportohet. Ajo ka kërkuar nga qytetarët reforma dhe qasje krejtësisht tjetër nga e kaluara sa i përket kësaj çështje. Ndërkaq, Shyqyri Syla, kryeprokuror për rajonin e Mitrovicës, theksoi se dhuna në familje është një dukuri shqetësuese për faktin se është në rritje dhe ka përfshirë pothuajse  çdo pore të jetës. Ai duke përmendur shifra, tha se vetëm gjatë muajit shtator Prokuroria e Mitrovicës ka pranuar 70 lëndë që kanë të bëjnë me këtë problematikë.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …