Një delegacion i Ministrisë dhe Forcës së Sigurisë të Kosovës, i përbërë nga komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, zëvendësministri, Burim Ramadani dhe këshilltari ushtarak i komandantit kolonel Jeton Dreshaj, po qëndron për një vizitë zyrtare në Slloveni në fushatën informuese për tranzicionin e FSK-së. Në vizitën e tij të parë, delegacioni i FSK-së u prit nga Ales Mismas, drejtor për Politika në Ministrinë e Mbrojtjes të Sllovenisë. Gjatë takimit, gjeneral Rama e njoftuan drejtorin për politika Ales Mismas me të arriturat e përgjithshme të FSK-së dhe në veçanti me procesin e tranzicionit të FSK-së. Kurse, Mismas pasi falënderoi delegacionin e FSK-së për vizitën, tha: “Angazhimi i përbashkët Kosovë-Slloveni në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes, anëtarësimi i Kosovës në Kartën e Adriatikut A5, si dhe rruga për anëtarësimin e Kosovës në NATO, janë çështje në të cilat Sllovenia mbështet Kosovën.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …