Albena Reshitaj

Ish-ministrja, Albena Reshitaj ka reaguar kundër apostrofimit të emrit të saj në emisionin,”Jeta në Kosovë”

Ish ministrja Albena Reshitaj ka reaguar kundër apostrofimi në emisionin Jeta në Kosovë. Ajo thotë se në emisionin “Jeta në Kosovë” është apostrofuar nga i ftuari Abazi i në debatin e zhvilluar aty.  Për të informuar drejtë opinionin publik, dua ta njoftoj z. Abazin por edhe opinionin e gjërë se gjatë kohës sa kam drejtuar Ministrinë e Ambientit, asnjeherë nuk kam marr ndonjë vendim në dëm të interesit nacional të vendit dhe qytetarëve. Përkundrazi gjithmonë vendimet e mija kanë qenë në akord  me Kushtetutën dhe ligjet e aplikueshme në vend.  Për temën në fjalë që ka të bëjë me shpronësimin e tokave në Brezovicë, i them z.Abazit që atë vendim për të cilin ai flet me aq siguri, nuk është nënshkruar nga unë si ministre e asaj kohe dhe kjo fare lehtë mund të verifikohet sepse ato vendime ndodhen në arkivin e Ministrisë. Përkundrazi unë kam proceduar në Qeveri në afat ligjor anulimin e këtij vendimi, me që rast i janë shpëtuar buxhetit të Kosovës afër 30 milion euro. Gjithashtu ua bëj me dije që askush nuk mundet mua të më detyroj të veproj kundër ligjit dhe interesave të vendit,  ka thënë mes tjerash, Albena Reshitaj në reagimin e saj.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, kërkon që të gjithë të korruptuarit pa dallim të futen në burg

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka publikuar një video ku shfaqet votimi i deputetëve të …