Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, duke folur lidhur me ftesën që kryetari, Hashim Thaçi i ka bërë opozitës që t’i bashkohen grupit negociator për bisedime me Serbinë, deklaroi se me këtë ftesë, kryetari nuk ka për qëllim që t’i përfshijë ata, porse t’i bëjë bashkëfajtorë. Sipas tij grupi negociator kanë bërë probleme të mëdha për Kosovën, dhe këtu dëshirojnë që ta përfshijnë edhe opozitën. Ai deklaron se edhe Qeveria e Kosovës ka gabuar që është bërë bashkëfajtore që është bashkuar me Thaçin për të formuar një ekip negociator. Deputeti Selimi thotë se Kosovës nuk i janë vënë kushte në raport me Serbinë për t’u integruar në BE, por është e kundërta, Serbisë i janë vënë kushte. Andaj është çështje e Serbisë rruga e saj drejt BE-së, gjë të cilën ne nuk duhet t’a paguajmë. “Në vend që ne t’i vinim kushte Serbisë për integrimin e saj, i janë vënë kushte Kosovës”, tha ai.
Kontrolloni gjithashtu
Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve demokratike
Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve …