Pandeli Majko

Pandeli Majko: Në kufirin Kosovë-Shqipëri po krijohen plot barriera për lëvizjen e mallrave dhe njerëzve

Ministri i Diasporës në Qeverinë e Shqipërisë, Pandeli Majko, në një intervistë për Kosovapress ka deklaruar se  në kufirin Kosovë-Shqipëri po krijohen në vazhdimësi plot barriera për lëvizjen e mallrave dhe njerëzve. Majko thotë Qeveritë shqiptare duhet të hapin kufijtë për lëvizjen e lirë të mallrave dhe njerëzve, që do të ishte një ndihmues i jashtëzakonshëm për rritjen e këmbimeve dhe investimeve. Bashkëpunimi i Shqipërisë me Kosovën duhet të ndodhë në vepër, jo në letër. Ai  nuk habitet  që ende tregu i Serbisë ka influencë të madhe në Kosovë, sikur në tregun e Shqipërisë që ka influencë Italia, Greqia dhe tash ka filluar  edhe Kina. Sipas tij, qoftë në Shqipëri, qoftë në Kosovë, blerësit janë bërë tradicional që nuk e ndërron kollaj blerjen e një malli, por më vonë, sipas tij, do të çuditemi pse ka ndodhë një gjë e tillë.  Majko  mendon se nuk ka klimë të favorshme për investime e diasporës në Shqipëri dhe Kosovë, madje nuk ka as ofertë ekonomike të mirëfilltë.

Po të ishte klima kaq e favorshme, nuk do të diskutonim krijimin e dhomës së biznesit të diasporës në Shqipëri dhe të odës së biznesit të diasporës në Kosovë. Kemi administrata të cilat në një pjesë të madhe ende janë mediokre dhe që kur dikush ju flet shqip e respektojnë më pak se sa kur dikush ju flet anglisht, gjermanisht apo frëngjisht dhe kjo duhet thënë kështu siç është. Kështu që, nga ky këndvështrim mendoj që ne duhet të kuptojmë të folurën shqip në ekonomi dhe këtë jam i bindur që do t krijojmë nëpërmjet krijimit të mekanizmave se sa të dashurisë së politikës për diasporën. Dashuria e politikës është si puna e erës, është sot, nesër ikën. Ndërsa mekanizmat që po diskutojmë, të shkruara në ligj do të mbesin”, theksoi ai.

 

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …