U mbajt mbledhja e dhjetë e kuvendit komunal të Rahovecit për vitin 2018

Nën kryesimin e kryesuesit të kuvendit komunal, Afrim Dina, në prani të kuvendarëve, drejtorëve të Drejtorive Komunale, përfaqësuesit të OSCE-së Sead Raba dhe nxënëseve të Shkollës së Lartë Profesionale “Selajdin Mullabazi-Mici” në qytetin e Rahovecit, është mbajtur mbledhja e dhjetë e kuvendit komunal të Rahovecit. Gjatë kësaj mbledhje janë aprovuar këto pika: Raporti financiar i realizimit të buxhetit komunal për periudhën Janar-Shtator 2018 dhe Draft-rregulloren për Shërbime Publike. Në këtë mbledhje janë shqyrtuar edhe aprovuar edhe këto propozime të kryetarit: Propozimi i Kryetarit që të i jepet pëlqimi për inicimin e procedurës për shpronësimin e pronës së paluajtshme private për ndërtimin-restaurimin e shtëpisë së masakrës në Krushë të Madhe, Propozimi i Kryetarit për shpalljen me interes të përgjithshëm pjesën e parcelës P- 71510031-00290-0, në fshatin Zatriq dhe Propozimi për Ridestinim të mjeteve në buxhetin e vitit 2018.

Po ashtu gjatë kësaj mbledhje nga ana e kuvendarëve është shqyrtuar edhe Informata e tretë mbi ecurinë e hartimit të PZHK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …