Ministri Reçica thotë se veteranët e luftës së UÇK do të kenë të drejtë pune ne sektorin privat

Ministri i Punës, Skender Reçica, thotë se numri i veteranëve po rritet vazhdimisht

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, thotë se numri i veteranëve po rritet vazhdimisht “Ato shifra aktualisht lëvizin çdo ditë, sepse çdo ditë ka kërkesa të reja. Nëse nuk gaboj,  sot nuk e kam marrë numrin e saktë, por janë rreth 37 mijë të cilat hyjnë në sistemin e pagesave, dhe ajo çka mund të ju garantoj veteranëve dhe qytetarëve është se ne kemi obligim moral dhe qytetar që të kujdesemi që të kemi buxhet, se ato të drejta të garantuara me ligj, ne duhet t’i zbatojmë në praktikë. Dhe përgjegjësia ime si ministër është që ne të planifikojmë buxhet për pagesat e tyre sipas ligjit”, thotë Reçica.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …