Mediet në Serbi bëjnë të ditur se më 11 nëntor 2018 do të takohen në Paris kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Aleksandër Vuçiq, bashkë me kryetarin e Francës, Emanuel Macron. Në këtë takim thuhet se mund të marrë pjesë edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel. Çështja e Kosovës pritet të jetë temë edhe në takimin e 12 nëntorit në mes të dy liderëve të dy shteteve më të fuqishme të botës, kryetarit amerikan, Donald Trump dhe atij të Rusisë, Vladimir Putin. Këto takime pritet të mbahen në margjina, në ceremoninë e festimit të 100-vjetorit të armëpushimit të Luftës së Parë Botërore. Edhe pse armëpushimi, i nënshkruar më 11 nëntor 1918, i dha fund luftimeve aktuale, ai mori gjashtë muaj negociata në Konferencën e Paqes në Paris për të përfunduar marrëveshjen e paqes, e cila legjitimoi copëtimin e trojeve shqiptare mes Serbisë, Malit të Zi, Bullgarisë dhe Greqisë. Dy të tretat e trojeve shqiptare iu dhanë shteteve fqinje, të cilat filluan edhe aksionet për shfarosjen totale të tërë një kombi. Versaja e vitit 1918 kishte krijuar Mbretërinë e njohur jugosllave të tri kombeve, serbëve kroatëve dhe sllovenëve. Popujve të tjerë si shqiptarëve, boshnjakëve, sanxhaklinjve, vllehve e të tjerë nuk iu kishte njohur asnjë e drejtë kombëtare dhe as e drejta e Vetëvendosjes sikur shkruante në dispozitat e konferencës.
Kontrolloni gjithashtu
Edi Rama; Qeveria do të regjistrojë në vend të gjithë fëmijët e prindërve që u regjistruan si shqiptarë të Kosovës, në Angli
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në takimin me bashkatdhetarët në Londër, ka deklaruar se qeveria shqiptare …