Partia Demokratike e Kosovës, ka hapur të shtunën procesin e brendshëm zgjedhor në Mitrovicë e Vushtrri, ku i pranishëm ishte edhe kreu i PDK-së, Kadri Veseli. Ai tha se sa më e fuqishme dhe më e madhe të jetë PDK-ja, aq më e fuqishme do të jetë Mitrovica dhe gjithë Kosova. Ai tha se vendi po kalon nëpër sfida shumë të rëndësishme. “Do të flas në mënyrë më të veçantë, për shkak të pozicionit gjeografik. Mund të dëgjoni në të majtë e në të djathtë, por të jeni të sigurt se Mitrovica është e shenjtë, aq sa është për secilin flamuri kombëtar. Është e shenjtë, aq sa është i shenjtë varri i Isa Boletinit. Është i shenjtë sovraniteti, integriteti i shtetit të pavarur dhe sovran, jo vetëm në Mitrovicë, por flamuri i Kosovës duhet të valvotet edhe në Zveçan e në Leposaviç. Dua të them edhe diçka tjetër, sa është e shenjtë për ju, është e shenjtë edhe për mua, edhe për Hashim Thaçin”, ka deklaruar Veseli.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …