Mirsad Zeka: Kosovën e fituam me Luftë po e humbim me Paqe!

A kemi arsye të festojmë 6-vjetorin e Pavarësisë?! Nuk mendoj se kemi arsye, ndoshta më tepër duhet të  ngushëllojmë për të gjitha të këqijat që po i ndodhin këtij vendi.

6-vjet shtet, Kosova ende nuk e ka shtri sovranitetin në gjithë vendin, Kosova larg ulëses në OKB, larg liberalizimit të vizave. Korrupsioni luftohet vetëm në letër e me spektakle mediatike. KEK-u (KEDS) bën hajgare me qytetarët duke i vjedhur ashiqare.

Strukturat paralele në vend se t’i pranojnë Institucionet në Prishtinë, këtu ndodh e kundërta. Më shumë të drejta kanë 5% e qytetarëve serbë se sa 95% shqiptarë.

Pas 15-vjet Liri dhe 6-vjet Pavarësi, çfarë arritëm?! Çfarë na solli kjo klasë politike?! Përgjigjja do ishte që na sollën papunësinë, sollën kamarjerë me doktoraturë dhe deputetë me 8-vjeçare, sollën drogën, sollën veshjet Guci , Armani, Versaçe, sollën Tangat e çfarë nuk sollën tjetër, por të mira popullit të Kosovës nuk i sollën pa nuk i sollën.

 

Në Kosovë nuk duhet të kesh të drejtë edhe nëse Qeveria e ka gabim, sepse ndodh rrëzohesh nga kati i 9-të ose “vetëvritesh” duke therur veten me thikë 13 herë. Udhëheqësit tanë shahen me nënë në mes veti e Fusnotat për Kosovën, e autonomitë për veriun po bijnë si “kërpudhat pas shiut”.

Serbia na i ka bërë dhe vazhdon të na i bëjë njëqind e një mijë të zeza, ndërsa politikanët tanë kërkojnë me çdo kush të takohen me ta, duke iu çaraveshur përpara.

Nuk na ka mbetur tjetër gjë vetëm t’i kërkojmë falje Serbisë për krimet që na i ka bërë…në vend se të na kërkon ajo neve.

 

Edhe një of po ta thonë ndërkombëtarët, politikanët tanë kanë për të thënë “Kjo ndikon në zhvillimin e lirisë dhe demokracisë së Kosovës”.

Kosova sot fle përmbi ari, por është e varfër! Kurrgjë s’e ka pasurinë nëntokësore Kosova çka i ka politikanët e pasur. Kah ju erdhi e gjithë kjo pasuri?! Do far tenderëve po thonë ua panë hairin.

Paralufte nuk besoi që kanë pas as “Yugo”, e “Zastava” të Serbisë e lëre më “Llada” të Rusisë. Në qytet dilnin me autobus, dhe atë vetëm ditë tregu, për të blere harçin e një jave, se tjera ditë çobanë në mal, ndërsa sot  s’po dinë t’u zbresin Xhipave, Mercedesave,  X5, Q7 etj. etj. qe besa afër vetit nuk “harrojnë” t’i marrin edhe ka 3-4 truproje. Nga kush ruhen apo frikohen këta?! Nga populli i cili i ka votuar vet?! Nuk kanë faj këta jo, por ne që po i durojmë.

Gjitha këto më duken një çmenduri kolektive. Kur çmendet një person është lehtë të kurohet, por krisjes kolektive vështirë se mundet me ju gjet zgjidhje. Si munden me qenë këta njerëz kaq të pa ndërgjegje, kjo është vështir të kuptohet. Paramendoni në dorë të kujt ka mbet fati i dy milionë kosovarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …