Ish-koordinatori i Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore, Erhard Busek, ka folur për idenë e ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, duke mos përjashtuar një opsion të tillë. Sipas Busek, Evropa ka shumë shembuj të ndryshimit të kufijve dhe se një gjë e tillë mund të ndodhë edhe në rastin e Kosovës. “Ndryshimi i kufijve për ne është real. Madje edhe në rastin e Kosovës”, ka thënë Busek. Ai po ashtu vlerëson se BE-ja do të duhej që në hapa më të përshpejtuar t’u mundësojë vendeve të Ballkanit anëtarësimin në Union, gjë që sipas tij do të ulte mundësinë për destabilizimin e rajonit. Kujtojmë se vendi i vetëm i BE-së i cili ka dalë kundër korrigjimit të mundshëm të kufijve është Gjermania. Ndërkohë, SHBA-të përmes deklaratave të zyrtarëve të saj ka lënë të kuptohet se do të pajtohet me marrëveshjen të cilën e arrijnë Prishtina dhe Beogradi.
Kontrolloni gjithashtu
Fahrije Hoti; Ministri, Faton Peci, duhet t’ iu kërkojë falje publike të gjitha grave të Krushës, për njollosje të emrit dhe shpifje
Drejtoresha e Kooperativës Bujqësore “Krusha”, Fahrije Hoti, ka thënë se ministri i Bujqësisë, Faton Peci …