Nuk ka asnjë rrezik që kriza e buxhetit të Italisë të prekë Bashkimin Evropian, por Eurozona nuk është e përgatitur mjaftueshëm për t’u përballur me një krizë të re ekonomike, tha ministri francez i Financave, Bruno Le Maire për të përditshmen franceze Le Parisien. Komisioni Evropian ka refuzuar draft-buxhetin për vitin 2019 të prezantuar nga Italia, pasi ka konsideruar se ka shkelur rregullat e BE-së sa i përket shpenzimeve publike, dhe i ka kërkuar Romës që të dërgojë një buxhet të ri brenda tre javësh, në të kundërtën do të përballet me masa disiplinuese. “Ne nuk shohim se kjo do të prekë Evropën. Komisioni Evropian ka biseduar me Italinë dhe shpresoj që Italia të bëjë pjesën e saj”, tha ministri francez. “Por, a është Eurozona mjaftueshëm e përgatitur për t’u përballur me një krizë të re financiare? Përgjigja ime është jo. Është urgjente që ne të bëjmë atë që kemi propozuar për partnerët tanë, në mënyrë që të kemi një union të fortë bankar dhe një buxhet me investime në Eurozonë”, tha tutje Le Maire. Zyrtarët e Eurozonës kanë thënë se qëndrimi i papritur i Romës karshi Brukselit, duket se do të vonojë procesin e reformave. Le Maire tha gjithashtu se bankat franceze që kanë përfaqësi në Itali tashmë kanë dhënë kredi ndaj korporatave dhe individëve që arrijnë shumën e përgjithshme prej 280 miliardë eurosh. “Kjo është një shumë e menaxhueshme, por e konsiderueshme”, tha ai
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …