Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj deklaratave të krerëve të shtetit për shtyrje të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, duke kritikuar edhe deklaratat e zëvendëskryeministrit, Enver Hoxhaj, rreth qasjes së Kosovës ndaj BE-së nëse nuk do të ketë këtë vit lëvizje të lirë të qytetarëve të Kosovës në zonën Shengen. “Liberalizimi i vizave nuk vjen me këta njerëz, nëse e duan liberalizimin duhet të largohen nga pushteti. Në krye duhet të vihen njerëz të ndershëm që e luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin,” tha deputetja e kësaj partie, Albulena Haxhiu, në një konferencë për medie. “PDK-ja e drejton drejtësinë së cilës ja ka zënë frymën, arsimin të cilin e kanë shkatërruar e po ashtu edhe shëndetësinë, shkalla e papunësisë është mbi 40 përqind. Varfëria ekstreme për çdo vit shënon rritje, punëtorët vdesin në vendet e punës dhe askush nuk jep përgjegjësi. ” Sipas deputetes, Fitore Pacolli, tani nuk mbeten problematike vetëm me pesë shtetet që nuk e kanë njohur, por edhe me shtetet kryesore të BE-së që e kanë njohur Kosovën. “Ata po fajësojnë qytetarët dhe BE-në për albanofobe dhe se Kosova duhet të rishikojë qasjen ndaj BE-së. Tani nuk mbetet vetëm me pesë shtetet që nuk e kanë njohur, por edhe me shtetet kryesore të BE-së që e kanë njohur Kosovën. Vendimi në Këshillin e Ministrave pritej të merrej në dhjetor të këtij viti, por siç duket edhe kjo nuk do të ndodhë,” tha Pacolli.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …