Ideja e themelimit të një Tribunali Ndërkombëtar për krime lufte të kryera në Kosovë është provokim irritues për vendin dhe Popullin Shqiptar. Shqiptaret po përndiqen poltikisht si në kohen e Jugosllavisë që ndiqeshin veprimtaret e Çeëhtes Kombtare sot po përndjeken ish komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës?
Jo zyrtarisht bëhet e ditur se së shpejti do të miratohet një draftligj për gjykatën Evropiane, ku do të formohet një gjykatë e pavarur nga organet e Kosovës, e më pas me miratimin e disa Qeveritarve të Kosovës dhe Shqiprisë priten dhjetëra arrestime në mbarë Kosovën, ku nuk do të kursehet asnjë parti politike dhe goditjen më të madhe do ta pësoj Partia Demokratike e Kosovës.
Ky mision do t’i hap edhe disa dosje që deri më tani thuhet se paskan qenë të harruara. Ata do të ndiqen për gjoja për krime të luftës dhe vrasje të pasluftës disa të apostrofuar.
Sipas mendimit tim, ky është një gabim pasi këto gjykime do të duhet t’i kryente gjykata e vendit tonë, dhe jo një Gjykatë nderkombtare sepse ne kete rast po bëhen përpjekje për ta kriminalizuar tërë luftësn e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe për kete veprim askush s’po ben zë.
Qeveria me rezistencë do të duhej të kundërshtonte atë që do të ishte goditje e rëndë për shtetin dhe jo të sillet sikur spo ndodh asgje. Egziston frika se institucionet e Kosovës do të lëshojnë pe dhe kjo i ka për bazë kompromiset e mëdha që i kanë bërë deri tash dhe me kete i kan shaktuar deme te pa riparushme Luftës së shqiptarve për çlirim dhe Liri Kombtare.
Krijimi i nje tribunali për te denuar krimet e nje ushtrie siq ishte „Ushtria Clirimtare e Kosovës“ krahason UÇK-në me Luften Kriminale Fashiste të Hitlerit dhe denon Ushtaret e UÇK-së dhe Komandantet e UÇK-së siq u denuan Fashistet Gjerman ne Gjykimin e Nönbergut.
Rreth 12 mijë shqiptarë të Kosovës ishin viktima të dhunës sistematike serbe të cilat nisën saktësisht me 1 janar 1998, duke mos marrë fund madje edhe një javë pas 12 qershorit, që njihet si datë e çlirimit të Kosovës dhe hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë të njohura, si KFOR.
Më gjatë se 540 ditë forcat serbe, ushtarake, policore dhe paramilitare kanë kryer çdo ditë vrasje të shqiptarëve, ky është një prej argumenteve kryesore se në Kosovë jo vetëm që ka filluar lufta me 1 janar 1998, por se ajo nuk ka qenë një konflikt, por luftë e përcjellë me gjenocid dhe etnocid ndaj shqiptarëve nga pushtuesi serb.
EULEX-i nuk ndëshkoi as shtatë serb për 12 mijë shqiptarët e vrarë Misioni për sundimin e ligjit në Kosovë EULEX-i derisa po i heton krimet e luftës nga ana e shqiptarëve, të njëjtën gjë nuk po e bën edhe me serbët. Deri më tani shumë nga shqiptarët janë hetuar e po hetohen për krimet e kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Mirëpo, diçka e ngjashme nuk po ndodh edhe me serbët, të cilët kryen krime masive, gjenocid dhe etnocid ndaj shqiptarëve, ndërsa nga misioni i UNMIK-ut dhe EULEX-i nuk janë ndëshkuar as shtatë serb për më shumë se
11 mijë shqiptarë të vrare, madje barbarisht.
Me kërkesë të Qeverisë së Kosovës për ndihmë nga ana Bashkimit Evropian një Tribunal ad hoc do të krijohet për të gjykuar personat përgjegjës për krimet më serioze, të cilat janë kryer përgjatë viteve 1998 – 2000, dhe të cilat ndërlidhen me Raportin 12462 të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, të datës 7 Janar 2011 të Senatorit Raportues Dick Marty. [Emri i Tribunalit] (në tekstin e
mëtutjeshëm “Tribunali”) do të jetë i vendosur jashtë sistemit gjyqësor të Kosovës dhe jashtë Kosovës në mënyrë që të sigurohet pavarësia, procedimi i shpejt dhe i drejtë si dhe për ti dalë mbanë shqetësimeve të sigurisë, dhe do të funksionoj në përputhje me dispozitat e këtij Statuti. Ai do të vazhdojë punën e bëre nga Task Forca Speciale Hetuese e EULEX-it (“SITF”).
PJESA E PARË – JURISDIKSIONI DHE LIGJI I APLIKUESHËM
Neni 1 Kompetencat e Tribunalit/Jurisdikcioni
1. Tribunal; do të jetë një gjykatë ad hoc e pavarur ndërkombëtare penale dhe nuk do te jetë pjesë e Gjyqësorit apo sistemit gjyqësor te Kosovës.
2. Tribunali dhe gjykatat në Kosovë do të kenë juridiksion bashkë-ekzistues mbi personat fizik përgjegjës për krimet më serioze të parapara në Nenet 3-7 të cilat:
a. kanë ndodhë gjatë dhe pas periudhës se konfliktit të armatosur 1998-2000,
b. kanë filluar ose janë kryer në Kosove, apo janë kryer nga ose kundër personave me shtetësi të Kosovës/RFJ-së, dhe
c. lidhen me Raportin 12462 të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, të datës 7 Janar
2011 të Senatorit Raportues Dick Marty.
3. Në juridiksionin e tij, Tribunali do të ketë përparësi mbi gjykatat në Kosovë. Në cilëndo fazë të procedurës, Tribunali ka të drejtë që formalisht të kërkoj nga Prokurori i Shtetit apo nga cilado gjykatë në Kosove që ti kaloj kompetencat tek Tribunali në përputhje me këtë Statut dhe me Rregullat e Punës së Tribunalit dhe Provat. Prokurori i Shtetit apo gjykata do ti kaloj Tribunalit çdo dhe të gjitha dosjet që i takojnë rastit i cili bie nën juridiksionin e Tribunalit.