LIQENI I PIRITIT
Mbi liqenin e piritit
Ndaja veç përroin
Veç mjegulles asaj dite
Si çerpikët e një plake
Dhe qylahun e kaftë te maleve
Nën peshën e gurëve hije murrmë
Me asfaltin e irrmosur
Vetë dacka haja te gala çirilës
Mbi krahet e Dudikërrshit
Si Sovran I vatanit
Ndaj mjegulla vinte e vinte
Mbi mjegullë ngrenin krye
Majat e Boletinit
Dhe te qindra njomëzakëve
Ne shkollën e Kelmendit
Si fatosa ne ushtri atdheut
Pak me përtej ne perendim
Rrinte zveçani hakoç
Si Zerva me sy shejtani
Kah oborri yn’bablok.
Po nuk turret kur nuk turret
Bedenit te dheut
Me shajkaçkë derri
E spraspur nga valet e Ibrit
Si kal teknefes
Piriti* dhe ashtu po kalbet
Me dendurinë e vet
E tinez vret për mot me siklet.
Po kullë e Boletinit
Me djepa te rinjë për vjet.
*Piriti mbetje e xehes mtalurgjik e shkrirë e plumbit nga Shkrijetorja ne zveçan ,xehe helmuese .
LUMI I KELMENDIT
I di lajthijat skaj e skaj livadhit
Dhe dredhëzat te streha te barit
Si yjet e qiellës pas hënës
Verrin e vjetër hiç me pak
Se dyqind vjet
Dhe traktatin e mullirit
Mbi livadhin e madh
Roje buke Dardanisë.
Hiç mos lë terr ne këto troje
Hise kanë Zveçan e jo hije loje.
KULLA E BOLETINIT
Mos është trok I kalit ,po ,po I kalit
Qe kthehet nga Vlora
Dhe ndanë Leposaviqit
Vihet karakolli
Po mbi shkrepa
ç’farë nxjerrin kuajt
Seç u vezullinin armët
Si borë u rrinte plisi
Dhe hoje e bletëve te qershia
Po trimi syrin e kishte sy dielli
Dhe krahun vetëtimë nga djalëria
Këtu tha Isa I thonë
Vdes e lind DARDANIA ….
KELMEND (LIPË )
24.10. 2018