Behxhet Sh. Shala: Xhordano Bruno dhe Halit Krasniqi

Emra të njohur janë këto dy personalitete. Kanë shumë gjëra të përbashkëta dhe gjithashtu një fat të njëjtë ndonëse koha kur kanë jetuar dhe vepruar është krejtësisht tjetër. Edhe rrethanat dhe mundësitë gjithashtu! Dallimi midis këtyre dy personaliteteve qëndron në faktin se kanë bërë histori në kohë të ndryshme.


 


Disa shekuj i kanë në mes mirëpo fati i bënë sikur të kishin jetuar bashkë. Vendosmëria në mbrojtjen e parimeve, qëndrimeve, idealeve, diturisë, iluminizimit të mentalitetit dhe mendjeve të errësuara e sidomos gatishmërisë për sakrificë sublime në mbrojtje të këtyre vlerave që janë të përbashkëta për njeriun i bënë shumë të afërt Xhordano Brunon dhe Halit Krasniqin. Të dy ishin viktima të inkuizicionit . I pari ishte viktimë e inkuizicionit kishtarë të papëve ndërsa i dyti ishte viktimë e inkuizicionit komunist jugosllav dhe serbë të brozëve dhe rankoviqëve.


 


I pari përfundoi si hell në stivën e drunjve pasi i vunë flakën për shkak të mësimeve që ishin në kundërshtim me kishën, ndërsa i dyti në llogoret dhe kampet e përqëndrimit për të burgosur politikë shqiptarë në Jugosllavinë e Titos për shkak të bindjeve politike dhe gjakimit për liri. Për të parin kam lexuar ndërsa të dytin e kam takuar në llogorin e Stara Gradishkës, në Kroaci ku kishte” lëshuar rrënjë” një kohë të gjatë frymëzuesi ynë për liri, Baca Adem Demaçi.


 


Në një mbrëmje , duke “ shetitur” korridorit të krahut të burgut ku ishim unë, Haliti, Idrizi etj, Lita e nisi rrëfimin për Golgotën e kaluar gjatë hetimeve në disa burgje të Kosovës. Kur ndalej unë e nxisja të tregonte edhe detajet sepse, siç thuhet, “ djalli përbëhet nga detajet “ dhe gjërat e mëdha e humbin kuptimin nëse nuk flitet për detajet. Tregimi i Halitit ishte aq i tmerrshëm prandaj edhe më dukej i pabesueshëm. Dhuna fizike përshkruhej dhe konsiderohej si desert përballë poshtërimeve që i bëheshin atij në përpjekje për ta thyer moralisht.


 


Moralisht i thyer, nënkuptonte dorëzimin fizik! Dhimbja dhe vuajtja fizike është e përballueshme, e kalueshme dhe e shërueshme ndërsa ajo shpirtërore të përcjellë si hije gjatë tërë asaj kohe që të ka mbetur deri në fund e që quhet jetë! Halitin e dërrmuan fizikisht por nuk arritën ta thyenin shpirtërisht dhe moralisht! Madje, sa më shumë që e torturonin fizikisht, i forcohej bindja se qëllimi i përcaktuar, liria e shqiptarëve dhe bashkimi kombëtar ishte proces i pashmangshëm! I pandalshëm dhe jo shumë larg. Torturat fizike që i bënin udbashët e dhjamosur në Kosovë dhe atje ku jetonin, punonin apo burgoseshin shqiptarët për “ faje “ politike mbase ishin më të rënda se ato nëpër të cilat kishte kaluar Xhordano Bruno hiç aktin e fundit, stivën me flakë në të cilën përfundoi dijetari i famshëm Italian.


 


Haliti tregonte se pas hetimeve disa muajshe nuk e kishte njohur veten e tij kur kishte pasur mundësi të shihej në pasqyrë. Madje, udbashët e dhjamosur që flisnin shqip por mendonin, vepronin dhe torturonin serbisht, si mundësi të fundit për thyerje shpirtërore përdornin shokun elektrik! M’i tregonte do mbiemra që e kishin “ trajtuar “ si Ajazi, Loci, Selmani etj. Në fakt çdo i burgosur apo i dënuar shqiptar për “ faje “ politike i ka pasur udbashët e dhjamosur të cilët pastaj ka pasur mundësi t’i takojë edhe pas përfundimit të luftës dhe të dënimit.


 


Paramendojeni situatën kur një ish të burgosur politik shqiptar e ndalon një polic i Policisë së Kosovës në trafik, i kërkon dokumentat, i këput një gjobë dhe e vëren se ai është persekutuesi apo dhunuasi i juaj gjatë hetimeve të kaluara!. Apo në rast kur keni nevojë për ndonjë dokument në Ministrinë për Punë të Brendshme takoni personin që ju ka zhdëpur dru me muaj të tërë apo ta ketë mbytur nën torturë një ish të burgosur. Me grada të larta! Ose, kur shkoni t’i bëni vizitë një miku tuaj që është në pozitë të lartë institucionale dhe e gjeni ate me këshilltarin e tij të parë, i cili dikur ishte udbash i dhjamosur i shndërruar në atdhetar dhe politikan të pispillosur.


 


Keni dalë në shëtitje, apo për të kryer ndonjë punë me familje dhe e takoni ish torturuesin tuaj i cili nuk ndjen fare përgjegjësi për krime ndaj jush dhe disi ndjeheni si me faj; nuk jeni ai që ia thotë në pafytyrë ate që e ka bërë sepse ia kurseni familjen e tij në ndërkohë që ai është përpjekur që, duke ju shkatërruar juve ta shkatërrojë edhe familjen tuaj! Ne që u persekutuam në një mënyrë apo tjetër ua falëm atyre që bënë krime ndaj nesh! Sepse nuk kërkuam ndjekjen e tyre penale, mirëpo edhe kur kjo u kërkua u gjetën njëqind mënyra që kjo kërkesë të bllokohet dhe udbashët e dhjamosur mbetën aty ku ishin; të sistemuar mirë materialisht dhe politikisht.  Që nënkupton rehabilitimin e plotë të tyre dhe përpjekje, ende të papërfunduara për rehabilitimin tonë!


 


Të burgosurit politikë nuk e kishin dhe nuk e kanë të theksuar ndjenjën e hakmarrjes ndërkaq që horrat e UDB-së këtë e shfrytëzuan për mrekulli! Atëherë nuk i besoja krejt Halit Krasniqit dhe sot më vjen keq që kam dyshuar në rrëfimin e tij! Mendoja se me demokratizimin e shoqërisë, demokratizohet pakëz edhe dhuna! Nuk besoja se torturat e Goli Otokut të viteve 1948 – 1955 mund të përsëriten. Halit Krasniqi është deputet në Kuvendin e Kosovës dhe ka pasur mundësi që torturuesin e tij, Mehmut Locin ta ndjekë me forcën e ligjit.


 


Ai nuk e bëri këtë. Besoj se as që do ta bënte këtë po të mos ishte paraqitja e Mehmut Locit në emisionin “ Kalova Lumin “ që udhëhiqet nga Jadranko Klimenti. Jadranko Klimenti kishte arsye të fortë, personale, familjare dhe shoqërore ta thërras në emision Mehmut Locin dhe dy udbash tjerë të dhjamosur dhe të kollarisur! Mysafirët e Jadranko Klimentit ishin shtrirë në fotelet e buta duke krijuar përshtypje se historia e shqiptarëve, rezistencës, organizimit të luftës dhe të rezistencës kishte filluar dhe kishte përfunduar me ta! Kurrfarë pendimi apo shprehje të ndjenjës së keqardhjes për krimet që i kishin bërë ndaj të burgosurve politikë shqiptarë.


 


Flisnin për UDB-në më me respekt se për babanë e tyre apo fëmijët që i kanë! Tregonin se kush ishte UDB-ja, organizimin e saj por jo edhe për rolin e tyre në atë mekanizëm të dhunës. Flisnin sikur ky emision do të emitohej për shikuesit në Zimbabve, Kongo apo Nigeri! Jam i sigurt se këtu edhe i plasi filmi Halitit pas së cilës edhe botërisht foli për rolin e Mehmut Locit, si torturues inkuizicioni kundër tij! Çuditërisht, Prokuroria e shtetit nuk reagoi fare. As organet tjera të hetuesisë ! Sepse Loci dhe klloçkat e tyre kanë qenë dhe mbase janë ende pjesë e tyre! Një ish i burgosur politik kroat, dr. Anto Kovaçeviq në kujtimet e tija :” Njeriu dhe hija e vet “ thotë se UDB-ë , pas përfundimit të luftës atdhetare në Kroaci ka shtrirje, organizim dhe fuqi më tepër se para fillimit të luftës.


 


Tash, krahasojeni Kroacinë me Kosovën! Anto Kovaçeviq shkruan se udbashët në Kroaci janë pronarë të bizneseve të fuqishme, pronarë të medieve kryesore elektronike dhe të shkruara, këshilltarë të politikanëve të korruptuar dhe injorantë si bartës të posteve kryesore të shërbimeve informative, kundërinformative, në prokurorinë e shtetit, kontrollojnë gjykatat etj! Mos në Kosovë e kemi gjendjen më të mirë! Njëqind herë më keq është! Ish udbashët e dhjamosur dhe bijtë e tyre të pispillosur sot janë pronarë të së vërtetës në Kosovë. Janë mogul të medieve dhe bartës të bizneseve më fitimprurëse! Janë dhe kanë mbetur urë lidhëse dhe bashkëpunimi me padronët e tyre të dikurshëm dhe mbase, pa as një dyshim, edhe sot janë bashkëpunëtorë të tyre! Ata janë pafytyra mediatike, analistë të pavarur dhe spiuj të përjetshëm.


 


Dosjet i kanë në Beograd dhe padronët e tyre i kanë në duar! Nuk i lëshojnë dot! Kosova është vend i vogël. Dihet mirë se kush ç’ka bërë, para, gjatë dhe pas përfundimit të luftës! Dhe, me vonesë por letrat do të hapen. Të burgosurit politikë shqiptarë as sot nuk janë për hakmarrje dhe persekutim të horrave të UDB-s,ë që sot bëjnë sfilatë te Jadranko Klimenti dhe te çunat e Stanishiqit! Por, më nuk do të heshtin duke bërë përpjekje t’i kursejmë fëmijët e këtyre horrave. Pisat mbesin pisa! Mehmut Loci i detyrohet një falje publike deputetit Halit Krasniqit të cilin e ka torturuar për muaj të tërë. Dhe shumë të burgosur të tjerë! Të cilët nuk flasin !


 


Nën hije të horrave dhe pisave: Nëse vazhdon rehabilitimi dhe afirmimi medial i mehmutlocëve atëherë mos u befasoni se në sheshin qendror të Pejës të vendoset shtatorja e Mehmut Locit. Në Prizren ajo e kryeudbashit të Kosovës Mehmet Maliqit – Qorrit. Në Mitrovicë përmendorja e Ali Shukrisë ndërsa në Gjilan ajo e Selim Broshës. Ndërkaq në Prishtinë përkatësisht në Velani shtatorja e udbashit Ibush Kllokoqi. Afer New Bornit mund të rilind shtatorja e Shkëlzen (udbash) Maliqit, i biri i Mehmetit të Prizrenit dhe e Lorenc Selmanit! Pastaj , shtatoret e ajazëve, sllamnikëve, hasanëve dhe shumë udbashëve të tjerë. Nuk po përmend më shumë emra se gjuetari i mirë nuk shkrep plumbat e lepujve në derra!


 


Drejtësia e Zotit: Në gjykimin tim të dytë kur u dënova me 12 vjet burg dhe me mua u dënuan edhe 8 ushtarë shqiptarë me dënime nga 5 deri 12 vjet burg ishte një dëshmitar bashkëpunues me KOS-in. Paraprakisht na kishin marrë në pyetje kolonelët e “ UÇK-së” që në fakt ishin dhe mbetën oficerë të KOS-it. Oficerë të Shërbimit Ushtarak të Kundërzbulimit. Njëri është shpallur Hero i Kosovës, ndërsa tjetri ka qenë në një post të lartë në një ministri. Deri sa e nxori nga loja verifikimi i AKI-së! Ky dëshmitari, horr i vërtetë nga një fshat i Anamoravës, kohë më parë nga një gjykatë vendore është dënuar me 6 muaj burg, për vjedhje të votave.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …